Albspirit

Media/News/Publishing

Serbët një popull nacionalist, kanë idhuj kriminelët e luftës

“Japan Times”, ne nje shkrim kushtuar denimit te Mlladic shkruan se ky mund të jetë serbi i fundit që përfundon prapa hekurave të drejtësisë ndërkombëtare për krime të luftës, por në Beograd njerëzit që i shërbyen regjimit të Millosheviçit janë duke u graduar akoma më tej në ushtri dhe në mësimdhënie. Gjyqtarët në Hagë e kanë dënuar Mlladiçin gjatë ditës së martë me burgim të përjetshëm, pasi e kanë gjetur atë fajtor për akuzën e gjenocidit gjatë luftës që ai kishte zhvilluar gjatë viteve 1990. Pas thuajse 20 vjet që ka rënë regjimi i Millosheviçit, burrat që kanë shërbyer me besnikëri ndaj diktatorit të Ballkanit janë në pozita të larta ushtarake në Serbi. Disa prej tyre janë adhurues të hapur dhe disa të fshehtë të Millosheviçit. Madje një historiane në Beograd, Dubravka Stojanoviç është shprehur se Serbia ka lëvizur mbrapa pas periudhës së Millosheviç. Ajo e cila vihet re në Beograd dhe në Serbi është se nuk ka ndërgjegje për krimet e luftës dhe ndaj adhurohet si zot Millosheviçi.

Please follow and like us: