Shkallmojnë murin për të nxjerrë gruan 490 kg
Zjarrfikësit argjentinas rrëzuan një mur për t’i mundësuar një gruaje që peshonte 490 kilogram të dilte nga shtëpia e saj për t’u shtruar në spital që të merrte mjekime. Kjo grua është 32 vjeç dhe jeton në Rosario, rreth 340 kilometra në veri të Buenos Aires. Ajo u nxorr nga shtëpia e shtrirë në krevatin e saj që më pas u vendos mbi një kamion të mbrojtjes civile, sipas imazheve të publikuara nga e përditshmja “Clarin”.
Please follow and like us: