Shpend Ahmeti rikonfirmohet kryetar i Prishtinës
Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fitues i zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, duke marrë edhe mandatin e dytë për ta drejtuar kryeqytetin. Ahmeti fitoi këto zgjedhje pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me aftësi të kufizuara, njofton Klan Kosova. Ai ka marrë 861, ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 733 vota – 19 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, ndërsa tri fletëvotime bosh. Në raundin e balotazhit Ahmeti kishte marrë 41 mijë e 401 kurse kundërkandidati i tij nga LDK , Arban Abrashi kishte 41 mijë e 164.
Please follow and like us: