Aksidentohen dy makina të shoqërimit të Ramës
Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 13.30 të ditës së sotme.
Dy automjete të eskortës së Kryeministrit Edi Rama, janë përplasur me një makinë tip taksi, ku flitet për së paku tre persona të plagosur.
Mësohet se të lënduar kanë mbetur dy persona, dyshohen gardistë, pjesë e eskortës së kreut të qeverisë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ku dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.
Please follow and like us: