Albspirit

Media/News/Publishing

Brunilda Spiro falenderon mijëra ndjekës

Nëna e Viola Spiros është ndoshta personi që preket më shumë ndaj komenteve negative për vajzat e saj. Ndërsa ditën e djeshme ajo shpërtheu ndaj mediave dhe veçanërisht gazetarëve, me një mllef tejet të madh, sot ajo i ka zbutur disi tonet. Me anë të një mesazhi në “Facebook”, Brunilda Spiro, ka falënderuar të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar afër në këto ditë delikate. Ajo ka shprehur mirënjohje duke deklaruar se është gati të japë shpirtin për këta njerëz, nëse një ditë do të kenë nevojë.

Statusi i plotë:

“Për ju miq që më mbështetët, për ju të panjohur që më shkruani këtu apo në postën personale, duke më ofruar nga koha dhe shpirti juaj, qetësi dhe kurajo.???

Miqtë e vërtetë në ditë të vështira duken, ndërsa lajkatarët fshihen; ju më kthyhet buzëqeshjen.

??? Zoti ju dhëntë shëndet dhe dashuri!

Unë do ju jap dhe shpirtin, nëse një ditë keni nevojë”!

Please follow and like us: