Albspirit

Media/News/Publishing

Emër për emër, donatorët e fushatës zgjedhore 2017 me mbi 100 mijë lekë

Open Data Albania, po publikon Listën e Donatorëve të Partive Politike, subjekte zgjedhore në Fushatën për Zgjedhjet e Përgjithshme 2017. Donatorët për vlera mbi 100 milion lekë regjistrohen gjatë fushatës në një regjistër të posaçëm. Ata duhet të bëjnë pagesa vetëm në llogarinë bankare të çelura nga subjekti elektoral në një bankë të nivelit të dytë dhe të paracaktuar për dhurime zgjedhore. Kjo listë-regjistër konsiderohet si informacion me akses të përforcuar për publikun.

Ky detyrim ligjor i subjekteve dhe njëkohësisht e drejtë ligjore e publikut, nuk është respektuar asnjëherë gjatë fushatave. Emrat e donatorëve të deklaruar zbardhen vetëm në procesin e ekspertimit kontabël të shpenzimeve elektorale, proces që pason gjatë në kohë fushatat zgjedhore.
Lista e donatorëve partiak është bërë e njohur për publikun vetëm në nëntor 2017, pra katër muaj pas përfundimit të fushatës. Publikimi i kësaj liste ka akses tek raporte financiare për fushatën të dërguara nga partitë politike kryesore.

Open Data Albania po zbardh listë tërësore të donatorëve për vlera më të mëdha se 100 000 lekë në Fushatën Zgjedhore 2017. Kjo listë ka gjashtëdhjetë e gjashtë emra personash dhe subjektesh. Lista e Donatorëve Fushatë 2017, përbëhet kryesisht nga individë dhe dy subjekte tregtare të regjistruara me NIPT. Janë vetëm katër subjekte që paraqesin informacion për donator në vlera mbi njëqindmijë lekë, konkretisht Partia Socialiste, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Aleanca Popullore për Drejtësi dhe Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar.

Në total nga donacionet janë mbledhur nëntë milion e katërqind e pesëdhjetë e pesë mijë lekë. Nga të cilat partia në pushtet nga donator për vlera mbi njëqindmijë lekë ka mbledhur shtatëqind mijë lekë, partia LSI nga donator për vlera mbi njëqindmijë lekë ka arritur të mbledhë shtatë milion e tetëqind e dyzet e pesë lekë. Aleanca Popullore për Drejtësi deklaron vlerën katërqind e tetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë lekë nga një firmë ligjore dhe Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar dhurimin prej pesëqind e një mijë lekë nga një shoqëri biznesi me përgjegjësi të kufizuar. Partitë deklarojë që kanë marrë donacione edhe në vlera nën njëqind mijë lekë, donacione për të cilat nuk është dhënë identiteti i donatorit.

LSI ka deklaruar si donacion edhe minutat e kohës televizive të llogaritura pa pagesë e të përfituara nga Top Channel.

Hapësira televizive vënë në dispozicion pa pagesë në raport me kohën minutat e paguara


Komentet dhe Analiza: ODA

Kodi Zgjedhor parashikon disa rregullime me qëllim parandalimin e konfliktit të interesit për rastin e donatorëve partiak. Këto parashikime zakonisht nuk janë pjesë e kontrollit institucional dhe nuk kemi një mekanizëm që ka tagër të bëjë kontroll të konfliktit të interesit për subjektet donator elektoral.
Ky artikull mban informacion vetëm për vlera të deklaruara nga vetë subjektet elektorale në raportet e tyre financiare për fushatën. Hulumtimi nuk është bazuar tek asnjë e dhënë investigimi.

Lista e donatorëve, me dhurime mbi 100.000 ne zgjedhjet për Kuvend, 2017



Komentet dhe Analiza: ODA

Please follow and like us: