Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj: Dialog me Serbinë, por me praninë e SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive se Kosova është e vendosur për dialogun me Serbinë. Sipas tij që dialogu të përfundojë me epilog duhet ndërhyrja e SHBA. “Ajo që mbetet sfidë për Kosovën është luftimi i korrupsionit një e keqe e re që rrezikon Kosovën në shumë drejtime.  Ne po punojmë për ekonominë me politikat fiskalë lehtësuese. Ajo që mbetet për të bërë më shumë punë në të ardhmen është logjistika dhe infrastruktura e nevojshme. Po punojmë në forcimin e Kosovës në planin e brendshëm edhe pse Kosova ballafaqohet me shumë sfidave disa që jenë edhe specifike. Jemi të vendosur për për dialogun me Serbinë, por dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur e mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA me dialogun e lehtësuar nga BE dhe SHBA”, është shprehur Haradinaj.

Please follow and like us: