Albspirit

Media/News/Publishing

NDEROHEN VATRANËT QË KANË 50 VJET ANËTARËSI AKTIVE

 

NË FESTËN E FLAMURIT, VATRA SHPALLI 5 VATRANËT E PËRJETSHËM- 50 VJET VATRANË E QYTETARË SHEMBULLORË SHQIPTARO- AMERIKANË

NGA DALIP GRECA

Në Darkën e Flamurit, Federata Vatra, nisi për të parën herë që të nderoj me titullin”Vatranë të Përjetshëm” ata që kanë 50 vjet anëtarësi aktive në Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe që në të gjithë jetën e tyre kanë qene dhe janë qytetarë shembullore shqiptaro-amerikanë.
Kryetari i Vatrës, duke iu drejtuar sallës së mbushur si rrallë ndonjëherë tjetër, tha se sonte ne po nisim vlerësimin e vatranëve aktivë, të atyre që kanë 50 vjet e më shumë anëtarësi në Vatër dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në VATER. Qëllimi është i dyfishtë, të vlerësojmë ata që dhanë gjithcka për Vatrën dhe të nxisim të rinjtë që të bëhen pjesë aktive e kësaj trashëgime historike Kombëtare këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë qëllim kishte edhe përzgjedhja e bijëve dhe biajve të vatranëve të vjetër për t’ua dorëzuar ata Proklmatën e mirënjohjes vatranëve që u nderuan.
I pari që është vlerësuar ishte anëtari aktiv i Vatrës edhe sot(packa se është me probleme shëndetsore dhe vjen në veprimtaritë e Vatrës me karrocë), Z. Jonuz NDREU. Kryetari i Vatrës, duke lexuar motivacionin e nderimit, tha se z. Jonuz Ndreu, përfaqësues i një fisi të nderuar, që i kanë dhënë Shqipërisë heronj kombëtar si Elez Isufi(Nderi i Kombit), “Piramidën e Kufijëve” të Shqipërisë, Cen Elezi e të tjerë. Z. Jonuz Ndreu, për 50 vjet ka qenë një vatranë bujar, shembullor, ashtu sic ka qenë dhe një qytetar shembullor, veteran i Ushtrisë amerikane. Ai i bën nder Vatrës dhe ne sonte e nderojmë me Proklamatën”Vatran i përjetshëm….”
I riu David Balaj, i biri i vatranit Zef Balaj, ka lexuar motivacionin e proklamatës për vatranin Julian Cefa. Julian Cefa, që kishte ardhe me bashkshorten dhe që e shoqëronte një përfaqësi e degës së Vatrës të Michiganit me kryetarin Mondi Rakaj me zonjën e fëmijët dhe themelusin e degës Alfons Grishaj me zonjën, u ndje shumë i emocionuar nga velrësimi dhe me fjalë shpirti përcolli mirënjohje e emocione.
I riu vatran Ilir Cubi, i biri i arkëtarit të Vatrës dhe anëtar i kryesisë Marjan Cubit, ia dorëzoi Proklamatën vatranit Zef Përndocaj, pasi lexoi motivacionin e nderimit. Përndocaj që ka qenë pjesë e bordit të Vatrës që në vitet ’70 të shekullit të shkuar dhe anëtar aktiv, dhurus bujar, me humorin e vet karakteristik, tha se:” e vlerësoj nderimin që po më bëni, por mos mendoni se me këtë proklamatë do të më përcillni nga Vatra,…. këtu më koni dhe 50 vite të tjera….”
Tonin Mirakaj, ka qenë i nderuari i radhës. Z. Tonin Mirakaj ka qenë zëvendës Kryetar i Federatës Vatra dhe aktiv në bordin e saj për shumë dekada. Ai falenderoi kryetarin e Vatrës për nderimin dhe cmoi trasferimin e vonuar të Vatrës tek brezi i ri. Po ashtu një vlerësim të vecantë bëri ai për Gazetën”Dielli” e cila po vijon traditëne saj më të mirë në 108 vitet e botimit.
Ja pershendetje e plote e z. Mirakaj:
U falem nderes Ju Zoti kryetar, dhe kryesise se Federates Vatra, qe me keni nderue ne ket kremtim, qe organizuet, me rastin e 105 vjetorit te pamvaresise , se Shqiperise.
Te jesh antar i Vatres, dhe pjese e strukturave udheheqse ne disa mandate,eshte ndere i mjeftuarshem, qe per mue ka sjelle kenaqesi per me se 56 vjet, dhe kjo kenaqesi po vazhdon pa nderpreje. Ne Vater, gjate te gjith kohes, qe kame qene aktiv, kam gjete dhe bashkepunue me patriot shqiptar qe me perpjekje, energji dhe ndihma financiare,pa kursim, kan bere te mundur jetegjatesine e Vatres, per me se nje shekull.
Cka me gezon mue ne ket kohe, dhe te tjere vatran te vjeter, eshte tranzicioni qe po merr forme konkrete ne vitet e fundit, nga na te moshuarit, tek te rinjet, qe eshte ngjarje pak e vonuar, por e mirepritur nga vatranet dhe i gjith komuniteti Shqiptar Amerikan.
Ky tranzicion z. Kryetar, jep shprese se Vatra po riorganizohet, nga kryesia tek deget e vjetra dhe te reja, ne qytete te ndryshme te Amerikes,dhe po rritet me element te rinje, intelektual te vendosur,qe me siguri garantojne nje te ardheshme te shkelqyer, per Federaten Pan-Shqiptare te Amerikes ,Vatra.
Kujtoj me shume admirim, nje porosi nga i ndieri Ibrahim Rugova, me 1989, ne viziten e tije te pare ne Amerike: Ruejeni Vatren se u duhet Shqiptarve, tha Ibrahim Rugova!
Gazeta “Dielli”, qe dikure me zor e kemi botue me 8 faqe, sot botohet rregullisht me 40 faqe, e numbri special me 108 faqe. Dielli “on-line” dhe ne “leter”,eshte mjet komunikimi ne mes te kryesise dhe vatranve, dhe ne mes te Vatres dhe te gjith kominitetit. Lexohet gjithashtu nder zyre te larta shtetrore, si edhe qarqe diplomatike qe interesohen me dijte per Kosoven dhe Shqiperine. Ne nje takim ne Washington, gjate kohes se krizave ne Kosove, nje zyrtar Amerikan tha: E njofim gjendjen ne Kosove, nga se ne mes te tjerash lexojme edhe gazeten Dielli. Mirenjohje editorit z. Dalip Greca dhe bashkepuntorve te tije, per pune te shkelqyeshme ne botimin dhe shperndarjen ne kohe te gazetes Dielli.
Tuej u falenderue dhe njehere, uroj me zemer ju z. kryetar, te gjith vatranve dhe te gjith shqiptarve, festen e pamvaresise kombetare. Uroj gjithashtu,suksese te vazhduarshme ne bashkimin e shqiptarve rreth flamurit dhe Kombit t’one Shqiperise! Gezuar Festen!
Për t’ia dorëzuar Proklamatën e nderimit z. Zef Balaj, biznesmenit, vatranit prej 50 vitesh në Vatër, anëtarit të tanishëm të Kryesisë së Vatrës dhe anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ishte përzgjedhur gazetarja Rafaela Prifti, vajza e ish sekretarit të Vatrës për një dekadë, shkrimtarit të njohur, Naum Prifti.
Vatrani Zef Balaj në fjalën e tij falenderuese përcolli mesazhin e afrimit të rinjëve në Vatër sepse Vatra ka në themel të veprimtarisë së vet cështjen Kombëtare. Ai tregoi momentet e para të 50 vitevet ë shkuara, kur trokiti për herë të parë në Vatër dhe qëndrimin kosekuent të vatranëve antikomunist.
Veprimtaria e nderimit të vatrnëve me 50 vite anëtarësi në VATËR, e përfshirë brenda Festës së Pavarësisë, firmosur nga Kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto në një ditë të shenjtë se Dita e Flamurit, merr një rëndësi simbolike për të ardhmen e Vatrës dhe veprimtaritë e saj në shekullin dytë të jetës së saj aktive.

Fotografia e Dielli Vatra

Fotografia e Dielli Vatra

Fotografia e Dielli Vatra

Fotografia e Dielli Vatra

Please follow and like us: