“Nuk u lodhe duke ndërru dashnorë”, reagon Hygerta Sako pas deklaratës së Stresit
Nuk ka vonuar reagimi i moderatores së njohur Hygerta Sako, pas deklaratës së këngëtarit të muzikës rap, Stresi duke thënë madje “nuk u lodhe duke ndërru dashnorë përditë”. Debati lindi pas intervistës së moderatores Sako në emisionin “Thumb”, ku e pyetur për muzikën hip-hop tha se nuk e ndjek një rrymë të tillë duke e cilësuar muzikën e Stresit si “një muzikë që të përdhunon veshët”. E pikërisht për këto deklarata, Stresi shkroi në rrjetet sociale: “Disa do thonë ky është i trashë nuk hec me kohën , ndërsa un do them për ju a nuk u lodhët duke ndrru dashnorë përditë”. Për të sheshuar këtë debat, Hygerta Sako thotë për blitz.al se ka marrë vendim të mos japë më intervista këtej e tutje. Kjo pasi sipas saj, mediat dhe portale të caktuara keq interpretojnë deklaratat e saj për disa klikime. “Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të degjoje intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për muzikën rap. Dhe në fund të fundit kam të drejten time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e ketyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj. Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr vendimin që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen.Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen”, thotë moderatorja e njohur./noa.al/
http://www.noa.al/lajmi/2017/11/661298.html