Rregullore e re qeveritare për sekretin shtetëror
Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat për administrimin dhe deklasifikimin e informacionit të cilësuar “sekret shtetëror”. Me një vendim që është marrë në datën 15 nëntor, Këshilli i Ministrave ka miratuar Rregulloren për Deklasifikimin dhe Zhvlerësimin e Informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Përveç se detajon në mënyrë më të qartë mënyrën e ruajtjes së informacioni, rregullorja e re përcakton edhe se kush janë subjektet që mund të kërkojnë deklasifikimin, mënyrën sesi zgjidhet zhvlerëisimi apo deklasifikimi i informacionit të fituar nga palë të treta të huaja. Në krahasim me Rregulloren e vitit 2001 që shfuqizohet, Rregullorja e re sanksionon ngritjen e një Komisioni të Deklasifikimit të Zhvlerësimit në çdo institucion që prodhon informacione të klasifikuara, që ka të drejtë të ndjekjë procedurat e rivlerësimit të informacionit, përfshirë atij që ruhet në format elektronik apo ne pajisje të lëvizshme. Më herët këto komsione ngriheshin në rrjetin kombëtar të arkivave dhe ky është një më para në decentralizmin dhe thjeshtimin e procedurave. Një rol i madh i jepet edhe titullarit të institucionit që gjeneron këto lloj informacionesh, ndërkohë që pika me më shumë interes publik është publikimi i bibliografisë së informacioneve që deklasifikohen, por edhe i mënyrës sesi rregullohet publikimi i një informacioni të zhvlerësuar duke mos cenuar pjesën tjetër të materialit. “Çdo ministri apo institucion shtetëror ka detyrimin të publikojë bibliografinë e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, të deklasifikuar plotësisht apo të deklasifikuar pjesërisht, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga marrja e vendimit të KDZH-së. Publikimi bëhet në Fletoren Zyrtare, në faqen zyrtare të internetit të ministrisë apo të institucionit dhe me mënyra të tjera”, thuhet në nenin 16 të Rregullores.