Stresi fshin mesazhin për Hygerta Sakon
Pas intervistës së Hygerta Sakos në “Thumb” ku tha se nuk e kishte dëgjuar kurrë Stresin dhe se nuk përdhunonte veshin me muzikë të tillë, këngëtari bëri një postim në Instagram me përmbajtje negative dhe ofenduese. Ndërkohë disa orë pas postimit të tij reagoi edhe moderatorja sportive e cila tha se nuk e kishte personalisht me Stresin dhe se fjalët e saj janë keqinterpretuar dhe duheshin lexuar brenda kontekstit që ajo i ka thënë, si një njeri aspak fanse e dashamirëse e muzikës rep. Nga ana tjetër vetëm pak më vonë nga deklarata dhe sqarimi i saj, postimi ofendues është fshirë nga faqja e artistit. Me sa duket Stresi ka ‘’ndërruar mendje’’ dhe ndoshta ka kuptuar se është shpejtuar në atë çka ka thënë.
Please follow and like us: