Albspirit

Media/News/Publishing

Zaev zhgënjen shqiptarët: Nuk do të ketë dygjuhësi në Maqedoni

Nuk do të ketë dygjuhësi në tërë Republikën e Maqedonisë, por me ligjin për gjuhët do të mundësohet avancimi i nevojave praktike që kanë pasur qytetarët.

‘Ligji është në pajtim me kushtetutën ndërsa konfirmoi edhe se do të përcaktohet jurdikisht-formalisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë’, kështu ka deklaruar kryeministri i vendit Zoran Zaev duke komentuar akuzat e oponetëve të tij politik se me ligjin për gjuhët do të ketë dygjuhësi në tërë teritorin e Maqedonissë.

“Ligji për gjuhtë është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar. Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve” thotë Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Please follow and like us: