Albspirit

Media/News/Publishing

Matilda Haska: Sa shqiptare jam unë?!

Të penetrosh në mendjen e shqiptarëve duhet të kesh njohur me patjetër një burrë me mustaqe të gjata me qeleshe malësori, me fustanell labi dhe me jelek myzeqari. Për aq kohë sa unë jetoj në Myzeqe kam privilegjin të jem midis dy urave lidhëse të dy karaktereve të forta.
Po sa shqiptare jam unë?
Sa shumë më ka munduar kjo pyetje!!
Para pak kohësh kur unë duhet të zgjidhja rrugën e jetës sime më persekutonte kjo pyetje. Një presion komercial kur të afërmit e mi, miqtë e mi, bashkëmoshatarët e mi u arratisën për një jetë më të mirë, unë jam këtu…
Nuk e di në fakt bëj mirë apo bëj keq, por vazhdojë të jem këtu… Nuk e di dhe për sa kohë…
Jo për faktin se nuk kisha mundësi, por me idealin se Shqipëria bëhet nga shqiptarët duke aspiruar se e ardhmja ime varet nga unë dhe e nesërmja është po aq e bukur sa kur unë jetova dhe dje…
Prej 27 vitesh tranzicion Shqipëria ime ende s’ka marrë formën e një politikbërje individuale. Me atë pamundësinë për të thënë të vërtetën ku të tjerët e fshehin për arsye se kështu dëshirojnë të tjerët unë zgjodha të isha këtu për ta thënë atë në heshtje, por dhe me të bërtitura…
Po Shqipëria bëhet nga shqiptarët!!
Si popull ballkanas që jemi, kemi të injektuar thellë në gjak patriotizmin për faktin se të gjithë na kanë kafshuar një copë krah, një copë këmbë, një copë kokë dhe një copë trup. Për aq kohë sa ky flamur valvitet akoma në arenat Kombëtare dhe Ndërkombëtare, unë jam krenare që jam shqiptare!
Por sa herë që kjo “Politikë Kuçkë” vazhdon të na prish qetësinë edhe në ditë të tilla Kombëtare, unë pyes veten.
Dreqi e mori, sa shqiptare jam unë???
Kjo pyetje do më përndjek çdo ditë të jetes sime…
Gëzuar Flamuri ynë, vetëm ti s’ke ndryshuar as Dje, as Sot, të lutem mos ndrysho as Nesër…

Please follow and like us: