Albspirit

Media/News/Publishing

Nga buron partneriteti Top Channel – Erion Veliaj?

Televizioni kombëtar Top Channel ka shfaqur më datën 26 Nëntor një kronikë mbi Panairin e Brukselit dhe pjesëmarrjen e Bashkisë së Tiranës në të. Ndryshe nga TV-të e tjera, që e kanë bërë traditë tashmë të transmetojnë materialet e gatshme të ardhura nga zyra për shtyp e bashkisë, Televizioni Top Channel e ka ndjekur Erion Veliajn me grup xhirimi nga Tirana në Bruksel për të pasqyruar këtë aktivitet. http://top-channel.tv/2017/11/26/made-in-albania-ne-bruksel/

Nuk dihet kush i ka financuar shpenzimet e këtij mbulimi mediatik të zotit Veliaj në Bruksel, por qëllimi i kronikës ka qenë pikërisht promovimi i kryetarit të bashkisë. Edhe teksti që i korrespondon kronikës flet me superlativa për zotin Veliaj.

“U bë një vit tashmë, qëkur jam takuar për herë të parë me Z.Veliaj. Ne duam të tregojmë që Shqipëria është e integruar në Evropë, prandqj e kemi zgjedhur si të ftuar nderi për këtë vit në ‘Kënaqësitë e dimrit’, tha kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close.

Gazetarja që është dërguar për të ndjekur këtë aktivitet të zotit Veliaj ka lajmëruar me anë të një statusi në Facebook se pjesëmarrja e Tiranës në Panairin e Brukselit do të jetë temë e emisionit “Exlusive” që do të transmetohet në Top Channel ditët në vijim. E sigurtë është që për Top Median do të ketë një pagesë nga Bashkia e Tiranës, pasi Top Media është partner mediatik në organizimin e Natës së Bardhë më 29 nëntor ku në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës do të performojë artistja skoceze, Emeil Sande, që sipas cilësimit në faqen e bashkisë është një nga këngëtaret më të mira të momentit dhe hitet e saj renditen në krye të klasifikimeve botërore./respublica/

Please follow and like us: