Albspirit

Media/News/Publishing

Njerëzit inteligjentë kanë pak miq…

Aktiviteti social për njerëzit intelektualisht superiorë nuk është bazik në jetë, por një detyrim. Këta tipe njerëzish e ndjejnë më pak nevojën për të komunikuar. Sipas disa studimeve shkencore angleze dhe kineze, që kanë analizuar një kampion prej 15.000 njerëzish, rezulton se pjesa më e madhe e njerëzve për t’u ndjerë të lumtur ka nevojë për shkëmbime të vazhdueshme me miqtë dhe me ata persona që mendojnë njësoj me to. Por personat me intelekt superior bëjnë përjashtim nga rregulli. Sa më i lartë të jetë niveli i inteligjencës (IQ) aq më e vogël është nevoja për të komunikuar. Truri i këtyre personave është i ndryshëm. Pjesa më e madhe e gjenive janë njerëz të vetmuar. Ndaj pak njerëz i kuptojnë dhe pranojnë. Për ta kjo nuk përbën problem, sepse sa më pak të komunikojnë aq më të lumtur janë. Ja pse këta persona jetojnë sipas ligjeve të veta, ecin para vetë, pa frikë, drejt objektivit!

Please follow and like us: