Albspirit

Media/News/Publishing

Pas Turqisë, Shqipëria duhet të pavarësohet nga maskarenjtë autoktonë

  
Mentor Kikia

Historia jonë është e mbushur sa me atdhetarë e patriotë, aq me maskarenj e tradhtare, që për hir të pushtetit të tyre i kanë vënë shkelmin Shqipërisë. Por ne pa e ditur, e përsërisim historinë. Sepse, për fat të keq, historia nuk mësohet në kohën kur ndodh, por në kohën kur shkruhet.

Nga komunizimi, kur atdhedashuria ishte detyrë shtetërore ndësra opozitarizmi politik barazohej me tradhtinë kombëtare, ne u futëm në postkomunizmin çerekshekullor që shkatërroi nocionin e atdhedashurisë. Pamundësinë për të jetuar në vendin e tyre, shqiptarët e shndërruan në urrejtje ndaj Shqipërisë dhe jo ndaj klasës politike, përgjegjëse. Shqiptarët u ndjenë të turpëruar e të përbuzur. Sepse gjatë kësaj kohe u instalua pushteti i zhvatjes, i korrupsionit dhe krimit. Në politikë u vendos standarti i bastardëve. Shqipëria u pa si ajo kafsha e ngordhur mbi të cilën sulen korbat të shqyejnë çfarë të mundin nga trupi i saj. Këtë metaforë ishim mësuar ta lexonin në librat e historisë që tregonin sesi fqinjët tanë kishin zhvatur territore prej trupit të Shqipërisë. Por tashmë këta zhvatës nuk janë tjetër veçse shqiptare. Dhe nuk po zhvasin copa territoresh, por tërë Shqipërinë. Po i zhvasin pasuritë nëntokësore, pyjet, i shkatërruan bregdetin, lumenjtë, i zhvatën perspektivën e zhvillimit, i zhvatën shpresën për të ardhmen, madje i zhvatën edhe njerëzit. Ia zhvatën e po ia zhvasin duke i detyruar të ikin.

Tradhëtarët nuk kanë ndonjë damkë në ballë që ti dallojmë. Ata janë kryeministra, presidentë, ministra, sipërmarrës të mëdhenj. Dhe tradhëtinë nuk e bëjnë duke nënshkruar mnarrëveshje të fsheta me grekët apo serbët për të dhuruar copa territoresh, por me ligje dhe VKM, duke dhuruar pasurinë e Shqipërisë, naftën, kromin, bakrin, pyjet, lumenjtë…. Tradhëtinë e bëjnë duke dhuruar shërbimet që paguhen me taksat tona, në duart e koncensionarëve. Tradhëtinë e bëjnë duke instalur kurrupsionin dhe krimin si standard shtetëror.

Dhe janë këta që kapardisen pobiumeve e paradave, që ecin mbi tapete të kuq. Jam i sigurtë se ky soj e do Shqipërinë, por nuk e do si atdhe, e do si një minierë ku nxjerrin pasurinë e tyre. Ata e duan si pronë.

Sot është vërtet dita e pavarësisë së Shqipërisë nga të huajt, por do të duhet të presim të kemi edhe një ditë të pavarësisë nga maskarenjtë e brendshëm.

Please follow and like us: