Ramën e presin në Vlorë me fotot e ish kryepolicit Jaeld Çela
Ndërsa në sheshin e Flamurit zhvilloheshin ceremonitë e festës së 28 Nëntorit, një grup të rinjsh kanë protestuar me parrulla kundër qeverisjes.
“Ismail Qemali shpalli Pavarësinë, Edi Rama shpalli narkoshtetin”, shkruhej në pankartat që mbanin në duar të rinjtë.
Mes pankartave bien në sy fotot e ish drejtorit të policisë në Vlorë, Jaeld Çela dhe dy shefat e tjerë Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.
Nuk mungonte në pankarta as ish ministri Saimir Tahiri.
Please follow and like us: