Ramush Haradinaj anulon vizitën në Vlorë, kthehet me urgjencë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishte parashikuar të mbaheshin në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Arsyeja e anulimit për të marr pjesë në këtë ceremoni është se ai është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan. Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta. Ndryshe dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.
Please follow and like us: