Suharekisti kërkon nuse me letra
Kohë më parë Flamur Hasani, nga Suhareka, kishte dal në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë me një pankartë në dorë ku shkruante “Kërkojmë nuse me letra”. Kjo kërkesë sipas tij është shumë serioze, mirëpo ofertat të cilat i kanë ardhur deri më tani kanë qenë të mira pasi njerëzit mendojnë se kjo është vetëm shaka. Hasani, ka thënë për mediat se arsyeja që kërkon nuse me letra është se në Kosovë nuk ka perspektivë, andaj dëshiron një nuse e cila nuk jeton në Kosovë dhe e merr edhe këtë me vete dhe ia bënë zgjidhjen. Kjo është dita e katërt që Flamur Hasani ka dal të kërkoj nuse, tri ditë kishte dal në Suharekë, ndërsa një ditë në Prishtinë. Ditëve të fundit janë parë edhe djem të tjerë të cilët kanë filluar të nisin kërkimet për nuse.
Please follow and like us: