Albspirit

Media/News/Publishing

Urimet e futbollistëve më të mirë shqiptarë për Pavarësinë

Shkodran Mustafi, futbollisti i Arsenal që aktivizohet me kombëtaren e Gjermanisë, por që është me orgjinë shqiptare, ka uruar festën e pavarësisë së bashku me Taulant Xhakën, futbollistin tjetër të “topçinjve”. Nëpërmjet një postimi në “facebook” ku Mustafi shfaqet me Taulant Xhakën duke bërë shqiponjën me duar shkruan: “??? Urime 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar ?????? #shqipe #independenceday #albania #pavarsia #neverforgetëhereyoucomefrom #sm20 Granit Xhaka”.

shkodran mustrafi

Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares ka zgjedhur ‘facebook’ për të uruar duke shkruar: “Urime gjithe Shqipetareve diten e Flamurit”

lorik cana

Taulant Xhaka

Taulant Xhaka, futbollisti i kombëtares shqiptare, nëpërmjet rrjeteve sociale ka uruar ndër të parët pavarësinë e vendit tonë. Me rastin e festave të 28-29 nëntorit, futbollisti grintoz dhe energjik që aktivizohet me Basel në Zvicër ka shkruar: “Ju Uroj nga zemra të gjithë Shqipëtarëve kudo që ndodheni, anembanë botës , GËZUAR DITËN E FLAMURIT . Gjithmonë kuqezi.”

taulant xhaka

Kujtojmë që në mendjen e tifozëve shqiptarë ka mbetur i ngulitur momenti kur Taulanti mbrojti flamurin kuqezi në Beograd në ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

xhaka

Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk ka harruar të bëjë një urim ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet me flamurin kombëtar duke uruar fansat e tij. “Urime 105 vjet të pavarësisë Shqipëri”, shkruan Xherdan Shaqiri në rrjetin social. Shaqiri është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Premier Ligë me ekipin e Sotke Sitit, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 6 ndeshjet e fundit. Vite më parë Shaqiri dhe disa lojtarë të tjerë nga Kosova janë kritikuar nga një pjesë e tifozerisë shqiptare për faktin se zgjodhën të luajnë me Zvicrën, por përpos kësaj koha tregon kjo zgjedhje nuk ka bërë që ata të harrojnë një pjesë të identitetit të tyre.

 

Ermir Lenjani: Gëzuar 105 vjet, shtet shqiptar.

Etrit Berisha: Rrofsh pergjithmon moj e bekuar.

Mërgim Mavraj: Falë dëshmorëve të Kombit, sot festojmë të lirë ditën e flamurit. E pacim përjetë.

Andi Lila: Gëzuar Festën e Pavarësisë.

Bekim Balaj: Gezuar 105 vjetorin e Pavarësisë.

Arlind Ajeti: Gezuar 28 Nentorin, SHQIPERI.

Fotografia e Cerciz Loloci

Please follow and like us: