Ylli Manjani: Edhe tek droga nga Afrika e Jugut ishin 3 shqiptarë…
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është ndier i mërzitur sot në Ditën e Pavarësisë, “pavarësinë më të përgjumur që kemi përkujtuar ndonjëherë” , siç shkruan, nisur nga zhvillimet e kohëve të fundit.
“Jo vetëm syri, edhe nami! – shkruan Manjani në Fb. – Në çdo operacion policor anti-drogë në Europë kapen shqiptarë! Edhe te droga nga Afrika e Jugut që u kap në Europë, ishin 3 prej nesh! Kjo është damka më e rëndë që kemi marrë në këto vite!
Zaten kur shtetin e drejton qeveria e drogës, shtetasit e saj kudo gjenden merren me drogë! Hashash e drogë gjithandej! Tashmë jemi edhe përdorues të saj! E përdorim më shumë se kushdo tjetër në Europë- thonë raportet! Kjo është pavarësia më e përgjumur që kemi përkujtuar ndonjëherë…”, përfundon ai.