21 Shtator 1944/Urdhëri i Enver Hoxhës për Zai Fundon: Torturojeni dhe vriteni!
Enver Hoxha është ndër të paktët diktatorë të Europës Lindore ish Komuniste që ka lënë me dorën dhe firmën e tij një urdhër vrasjeje. Një urdhër makabër mbi të gjitha, dhënë kundër një militant komunist. Dokumenti qëndroi i mbyllur në arkivin personal të Hoxhës për më shumë se 50 vite derisa ai u zbulua dhe sot ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Bëhet fjalë për një urdhër dite që mban datën 21 Shtator 1944 dhe numrin protokollar nr. 46.
I drejtohet Komandantit të Forcave Partizane në Veri, Shefqet Peçi. Urdhëri ishte përgjigje ndaj një njoftimi se ishte kapur Zai Fundo, një komunist i vjetër, anëtar i Kominternit, por që kishte hyrë në konflikt në Rusi me komunistët atje dhe qe dënuar nga Stalini.
Në Shqipëri Zai Fundo njihej si një luftëtar antifashist. Fundo po luftonte kundër gjermanëve së bashku me Said Kryeziun dhe misionin britanik kur u kap nga forcat partizane. Enver Hoxha e njihte atë nga vitet që jepte mësim në Liceun e Korçës.
Ja urdhëri që dha për të:
“Zain e Fundos ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni! T’i kërkohet të japë shpjegime për këtë pyetje: pse ka ardhur në Kosovë? Kush e ka dërguar dhe me ç’direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të Englezëve. Të japi shpjegime për aktivitetin e tij të mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij. Deponimet e Zaiut na i dërgoni këndej me një njeri të sigurtë. Zain e vrisni andej. Enver”.
Zai Fundo perfundoi realisht i vrare pas disa oresh tortura. Deshmitaret rrefejne se klithmat e tij degjoheshin deri larg.