Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: 29 Nëntori i 1944, dita që shënoi pushtimin e Shqipërisë prej sllavo-komunizmit

 

29 Nëntori është data më e zezë e historisë së kombit shqiptare. Shpëtuam nga një diktaturë e zezë dhe u zhytëm në një diktaturë të kuqe. Diktatura në të cilën u kyçëm pak me dhunë, pak me mashtrim dhe pak me vullnet prodhoi krime dhe vuajtje kurrë më parë të provuara nga shqiptarët prej shqiptarëve.

Kjo datë solli përçarje ndër shqiptarë si asnjë datë tjetër në historinë e këtij vendi. Kjo datë mbolli varfëri dhe skamje në Shqipëri të paprovuar ndonjëherë, aq sa kosi konsiderohej ushqim bazë dhe mungonte në 90 % të familjeve shqiptare. Kjo datë provoi dhe ia doli të prodhonte “njeriun e ri” që spiunonte babain, nënën, vëllain, motrën për një distiktiv. Kjo datë veshi me të zeza qindra mijëra nëna dhe motra. Mallkuar qoftë kjo datë e shëmtuar. Mallkuar qofshin ata që e sollën dhe e hyjnizuan, mallkuar qofshin ata që vazhdojnë ta festojnë dhe ta hyjnizojnë edhe sot e kësaj dite këtë date kob. Ata që natën e zezë e veshin me të bardha paçin faqen e zezë. Ndërsa unë në këtë mëngjes të ftohtë por me diell ju përshëndes nga qyteti më i bukur i shqiptarëve, nga Prizreni që po zgjohet ngadalë prej festimeve të ditës së Flamurit që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.

Please follow and like us: