Burgosen tetë gomarë të pavarur, shpëtojnë analistët
Nuk ua kishte marrë mendja?! Ka vende që e bëjnë dhe këtë. Tetë gomarë të cilët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme në Indi janë “burgosur” për katër ditë. Sipas New Delhi TV, gomarët kanë kullotur në një pjesë toke që i përket burgut në distriktin Jalaun të provincës Uttar Pradesh, ndërsa më pas janë mbyllur nga zyrtarët e burgut, duke u mbajtur në burg për katër ditë. RK Mishra, zyrtar policor i burgut, tha se gomarët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme të cilat ndodheshin në parcelën e burgut. “Ne më parë i kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomarët e tyre, por ata nuk ia vënë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllëm gomarët”, ka shtuar ai. Gomarët në burgun e Jalaunit u liruan pasi një politikan lokal ka paguar dëmet e shkaktuara.