Albspirit

Media/News/Publishing

Gjebrea do paraqitet vullnetarisht në Prokurori

Ish zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea do të paraqitet vullnetarisht në Prokurori. Të paktën kështu ka njoftuar deputetja socialiste, pasi i ka dërguar një memo organit të akuzës. Ajo ka kërkuar që të japë shpjegime në Porkurori, për të sqaruar pozicionin e saj. Gjebrea i ka cilësuar sajesa lajmet se Audi ishte i Habilajve. Ditë ma parë, referuar sistemit TIMS,  në media u publikuan të dhëna që ngrinin dyshime se ish zëvendësministrja kishte udhëtuar më makinën e Habilajve nën shoqërinë e ish Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Në atë kohë, Artan Habilaj e të tjerë kanë qenë nën hetim nga Antimafia Italiane për trafik lëndësh narkotike Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërisht për në Greqi, në datën 08 gusht të vitit 2014. Tahiri dhe Gjebrea  kanë dalë nga Shqipëria me traget, nëpërmjet Portit të Sarandës, pa makinë, por dyshohet se janë kthyer nga Greqia në datën 16 gusht të vitit 2014. Në  kthim, u tha se kanë hyrë me automjetin AA 003 GB, nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës, në Sarandë. Pra, daljen e kanë pa makinë dhe hyrjen e kanë me AUDI-n me targa AA003 GB.

Please follow and like us: