Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi kinez për 2018, befasitë e 12 shenjave

Zodiaku kinez funksionon me një rotacion 12-vjeçar, ku secila shenjë kafshësh ka vitin e vet. Shenja juaj bazohet në vitin kur keni lindur.
Viti 2018 do të jetë viti i Qenit të Tokës, që do të thotë më shumë stabilitet dhe një ndjesi më të madhe të të qënit me këmbë në tokë. Për disa shenja, viti i Qenit të Tokës është shenjë shumë e mirë, por jo për të gjitha.
Sipas Smith, “kafshët që do të kenë më shumë telashe janë dragoi, delja (ose dhia) dhe gjeli. Ato që janë më të pajtueshme me energjinë e qenit do të jenë tigri, lepuri dhe kali”.

Miu
Viti i lindjes: 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Viti i ardhshëm i Miut: 2020
Njerëzit e shenjës së miut do të detyrohen të mendojnë për të ndryshuar mënyrat e tyre gjatë 2018. Do të duhet të riekzaminojnë vlerat e tyre dhe mënyrën si lidhen me të tjerët.
“Njerëzit e shenjës së miut janë tipa klanesh”, thotë Smith.
“Ata mbyllen në vete dhe janë shumë të tërhequr psikologjikisht. Qeni nuk është kështu. Qeni është i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm, kështu që qeni do i mësojë diçka se si të lidhet me njerëzit në mënyrë më direkte”.
Parë në dritë pozitive, ky mund të jetë viti kur ata të shenjës së Miut mësojnë të dalin nga guacka proverbiale. Megjithatë, mundet që edhe të vuajnë dhe të ndjejnë një farë tensioni në marrëdhëniet e tyre.

Demi (ose Bufalo)
Vitet e lindjes së Demit: 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Viti tjetër i Demit: 2021
Demi do të përfitojë nga viti i Qenit të Tokës.
“Demat janë punëtorë të vërtetë”, thotë Smith.
Megjithatë: “Ata kanë ankth për shumë gjëra”.
Natyra punëtore dhe e qëndrueshme e Demit është diçka që Qeni e respekton dhe simpatizon. Ndërkohë që Demat zakonisht janë të fortë dhe të guximshëm, ndonjëherë mund të lëkunden në bindjet e tyre dhe të vënë në dyshim veten.
“Por Qeni mund ta mbrojë Demin dhe ta mbajë në rrugën e duhur”, shton Smith.
Në fund të fundit, raca të ndryshme të qenve janë rritur në mënyrë specifike për të ruajtur bagëtinë dhe fermat. Në kuptimin simbolik, kjo do të thotë se edhe pse viti i ri mund të sjellë disa pengesa në rrugën tuaj, pa dyshim do të jeni në gjendje të qëndroni të vendosur.

Tigri
Vitet e lindjes së Tigrit: 1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Viti tjetër i Tigrit: 2022
Siç është thënë më parë, Tigri është një nga shenjat që do të ketë sukses më së shumti në vitin 2018. Ata nën shenjën e Tigrit do të shohin që ambiciet e tyre do të shpërblehen në vitin e ri.
“Tigri do të ketë një mundësi për t’u lidhur me njerëz të nivelit të lartë”, thotë Smith.
“Është një vit vërtet i mirë suksesi dhe prosperiteti për Tigrat. Ata bëjnë mirë në vitin e Qenit”. Përforcuar nga ndjenja e tyre e brendshme e besimit, Tigrat do të shohin se shumë mundësi interesante do të vijnë në rrugën e tyre dhe do i rrokin menjëherë.

Lepuri
Vitet e lindjes së Lepurit: 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Vitin tjetër i Lepurit: 2023
Viti i kaluar, 2017, ishte viti i Gjelit të zjarrtë. Ishte shumë i ethshëm, me ritme të shpejta dhe eksplozive, të cilat me të vërtetë kërcënuan dhe sollën fat të keq tek lepujt. Viti i Qenit të Tokës është në thelb e kundërta.
“Lepuri është në një pozicion mjaft të mirë, sepse është një përvojë më e sigurt për lepurin, në Vitin e Qenit”, thotë Smith.
Edhe pse, në realitet, qentë i gjuajnë lepujt, lepujt janë gjithnjë të shpejtë dhe mjaft të mençur për t’i shpëtuar. Ky fakt i jetës përkthehet në temën mbizotëruese që do të shënojë Zodiakun kinez për lepujt në 2018. Edhe nëse paraqiten situata të vështira, Lepuri do të jetë në gjendje të manovrojë rreth situatave të këqija dhe të krijojë fat dhe sukses të madh.

Dragoi
Vitet e lindjes së Dragoit: 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Viti tjetër i Dragoit: 2024
Dragonjtë dashurojnë spektaklin. Ata e duan madhështinë dhe vdesin për vëmendje. Për fat të keq për ta, Qenit nuk i bëhet vonë.
“Dragonjtë janë shumë verbues dhe krijues, dhe ata janë shumë të mirë në performancë”, thotë Smith. “Por qentë nuk janë të impresionuar nga gjëra të tilla. Dragoi nuk mund të ketë shumë kënaqësi këtë vit, sepse Viti i Qenit nuk është për atë lloj të shfaqjeje”.
Shkurt, viti 2018 do të jetë një vit jashtëzakonisht modest për Dragoin. Ata nuk do të marrin vlerësimet që duan aq dëshpërimisht dhe do të “fluturojnë nën radar”. Dragonjtë mund të ndihen të frustruar dhe të mërzitur kur ata nuk marrin njohjen që mendojnë se meritojnë, qoftë në punë ose në shtëpi. “Dragonjtë do të bëjnë më mirë të punojnë prapa kuintave dhe të mos përfshihen në konfrontime”, përfundon Smith.

Gjarpri
Vitet e lindjes të Gjarprit: 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Viti tjetër i gjarprit: 2025
Gjarpërinjtë janë të shënjuar nga një dëshirë e fortë për të bërë gjërat vetë. Ata nuk janë lojtarë ekipi; përkundrazi, ata tentojnë të kujdesen vetëm për veten. Kjo karakteristikë përplaset fort me Qenin, pasi Qentë duan të bashkëpunojnë dhe të shoqërohen. Qeni rritet më së shumti kur ka ndjenjën e komunitetit. Meqenëse këto dy shenja janë shumë në kundërshtim mes tyre, do të jetë një vit i vështirë për Gjarprin.
“Viti i Qenit dëshiron që ne të kemi etikë dhe ideale të larta, shpjegon Smithi, dhe si Gjarpri dhe Miu dëshirojnë të mbajnë një profil të ulët dhe të jetojnë sipas rregullave të tyre. Gjarpri duhet të përballet me idenë e Qenit për besnikërinë dhe bashkëpunimin dhe jo vetëm të ndjehen sikur mund të dalin dhe të bëjnë gjënë e tyre”.

Kali
Vitet e lindjes së kalit: 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Viti tjetër i kalit: 2026
Qeni dhe Kali janë shenja jashtëzakonisht të pajtueshme.
Sipas Smith, “Ato janë të dyja kafshë që u pëlqejnë njerëzve dhe kështu kanë atë të përbashkët, se janë pjesë e peizazhit njerëzor”.
Kështu një kali i pëlqen viti i Qenit, sepse ka arsye për sukses për Kalin, në pjesën profesionale dhe personale.
“Për shkak se ata kanë vlera dhe tipare të ngjashme personalitetit, kuajt do të lulëzojnë në vitin 2018. Megjithatë, ka një problem potencial që mund të mos lejojë lumturinë totale për kalin: “Kali është më shumë një krijesë e elementeve të zjarrit, thotë Smith, kështu që [2018] mund të jetë pak i mërzitshëm [për ta]”.
Kuajt pëlqejnë të angazhohen në aktivitete emocionuese, por Qeni, sidomos Qeni i Tokës, është shumë më i nënshtruar. Gjëja më sfiduese që një kalë do të përballet në vitin 2018 është pakëz mërzi.

Dhia (ose Delja)
Vitet e lindjes së Dhisë: 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Vitin tjetër i Dhisë: 2027
Viti 2018 do të shohë Dhinë, e njohur edhe si Dele, që vepron në mënyrë shumë nervoze. Smith shpjegon, “Puna e qenit, zakonisht, është të mbajë delet në rregull e kontroll, delet nuk e pëlqejnë shumë këtë.” Në punë dhe në shtëpi, këta njerëz do të ndihen sikur praktikisht çdo veprim që ata bëjnë është duke u gjykuar. Do të ketë kufizime të caktuara për këtë shenjë në vitin 2018, gjë që do t’i acarojë. “Ata do të ndjehen sikur të gjithë janë kundër tyre, duke u kërkuar të bëjnë gjëra, dhe ata vetëm do të duhet të shtrëngohen dhe ta lënë të ndodhë”. Këshilla më e mirë për këtë shenjë është që të përpiqet të qetësohet, të mësojë durimin dhe të marrë më të mirën e asaj që ka.

Majmuni
Vitet e lindjes së Majmunit: 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Viti i ardhshëm i majmunit: 2028
Majmunët do të kenë probleme të ngjashme me Kalin në vitin 2018. Majmunët janë argëtues, të ngazëllyer, dhe nganjëherë kanë karaktere djallëzore. Qeni i Tokës nuk ka shumë kohë për gjëra të pakuptimta. “Majmunët duan telashe dhe duan të luajnë rolin e nxitësit”, thotë Smith. “Majmuni nuk do të ndjehet i ushqyer nga viti i Qenit, por majmunët nuk do të jetë në gjendje të angazhohen në llojin e “punës së majmunëve”, që ata pëlqejnë”. Viti 2018 do të sjellë Majmunët përsëri me këmbë në tokë dhe u kërkon atyre të marrin gjërat pak më seriozisht. Ky është viti që me të vërtetë duhet t’i kushtoni vëmendje të plotë përgjegjësive tuaja dhe të mos kënaqeni me risk ose luks. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, ju do të futeni në shumë telashe – dhe jo nga ato zbavitëset.

Gjeli
Vitet e lindjes së gjelave: 1921,1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Viti tjetër i Gjelit: 2029
Gjelat janë si Dragonjtë në kuptimin që ata mund të jenë tipa që duan të duken. Por njerëzit nuk do të bien në këmbët tuaja këtë vit. “Në vitin e Qenit,” thotë Smith, “Gjeli duhet të jetë më modest dhe i përulur. Qendra e vëmendjes s’është për ju në vitin e Qenit, kështu që ju duhet të punoni më shumë”. Gjelat mund të ndjehen të pa respektuar në 2018 për shkak të mungesës së vëmendjes dhe frikës. Ju mund të jeni mësuar të drejtoni shfaqjen, por në 2018 jeni më se të zakonshëm. Do të duhet të përshtasni pritshmëritë tuaja për të tjerët dhe për veten tuaj këtë vit.

Qeni
Vitet e lindjes së Qenit: 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006
Ju mund të mendoni se viti juaj është një shkak për festime, por astrologjia kineze sugjeron ndryshe. Në të vërtetë, viti juaj thuhet të jetë një nga më të këqinjtë për ju në ciklin 12-vjeçar. “Kur është viti juaj,” shpjegon Smith, “ka një ndërfutje të madhe energjie. Ju jeni më shumë në linjë me llojin e energjisë që po ndodh në botë, por çfarëdo problemi me të cilin keni punuar gjithë jetën duket se të dalë në vitin tuaj, kështu që nuk është gjithmonë e lehtë kur është viti i qenit”. Kur është viti juaj, reflektimi personal do të jetë një objektiv i domosdoshëm. “Qeni, në vitin e vet, mund të bëhet pak “i velur” me veten dhe të mos jetë shumë përzgjedhës kur bëhet fjalë për biznese ose çështje të reja dashurie. Ata marrin shumë vëmendje. Ata nuk kushtojnë vëmendje ndaj atyre që u japin vëmendje. Kështu mund të kenë probleme këtë vit”. Ky është viti që kërkon vetëdije të madhe për ju. Kuptoni të metat dhe dobësitë tuaja dhe mos lejoni që ato të marrin kontrollin tuaj.

Derri
Vitet e lindjes së derrit: 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007
Viti i ardhshëm i Derrit: 2019
Derrat do të kenë shumë peshë mbi vete në vitin 2018. Viti i tyre afrohet në vitin 2019, dhe kështu 2018 do të veprojë si një vit planifikimi për Derrin. “Nuk është koha për të ecur vetëm,” thotë Smith. “Është më mirë të pranojmë ndihmë dhe të bëjmë kontakte të reja dhe të bashkëpunojmë me njerëzit dhe të përgatitemi për vitin e ardhshëm”. Meqë problemet ndodhin, mos u jepni para tundimit për t’u tërhequr nga miqtë dhe familja. Ndani jetën tuaj dhe shprehni ndjenjat tuaja. Përndryshe, do të jeni në trazirë të brendshme. Mos lejoni që tendenca juaj për të ndihmuar të tjerët të kthehet në një mënyrë të injorimit të nevojave tuaja. /Bota.al/

Please follow and like us: