Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Myftaraj: Shqipëria e pushtuar nga mafia perfekte

Emisioni “Ju flet Moska” i përkushtua mbrëmjes së sotme për atë që drejtuesi, Kastriot Myftaraj e konsideron mafia perfekte. Sipas Myftaraj, mafiet kanë ekzistuar në të gjitha regjimet që nga ai komunist, por mafie perfekte është krijuar pas vitit 2013. Myftaraj thotë se kanabisi është kultivuar dhe trafikuar edhe në periudhën e regjimit komunist.

Kastriot Myftaraj: Sot me ligj, pavarësisht debateve politike është dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Po në këtë ditë, Shqipëria është përsëri në gjendje pushtimi nga ai pushtues që do ta quaja mafia perfekte. Në shtete të konsoliduara ka krim të organizuar, ka mafie, por mafien perfekte e krijon vetëm shteti. Në historinë e Shqipërisë, disa herë shteti ka provuar të krijojë mafien perfekte. Ka ndodhur kjo në kohën e Enver Hoxhës, Sali Berishës, Fatos Nanos dhe tani në kohën e Edi Ramës. Shteti komunist u përpoq të krijonte një mafie për interesat e tij, e cila eksportonte jashtë vendit drogë, cigare kontrabandë, edhe armësh e vërtetuar kjo nga dokumentet, raportet e shërbimeve të huaja. Ka pasur edhe atëherë një histori të kultivimit të kanabisit në përmasa jo të vogla për Shqipërinë me asistencën e Kinës, të Maos. Kina kërkonte që një pjesë të shpenzimeve që bënte për Shqipërinë dhe lëvizjeve marksisto-leniniste në Evropë, të cilat i financonte nëpërmjet Shqipërisë, t’i mbulonte me anë të kësaj veprimtarie në Shqipëri. Kështu, kinezët sollën farën e kanabisit dhe u ngritën plantacione në kooperativa të ndryshme bujqësore. Ish-kooperativistë të moshuar e njohin mirë këtë histori.

Perëndimi atëherë mbyllte njërin sy për shkak se i interesonte prishja sovjeto-kineze, çarja e bllokut komunist dhe kishte interes që Shqipëria të shkëputej nga traktati i Varshavës.

Më vonë, Sali Berisha kur erdhi në pushtet si President, janë të njohura historitë e tij me markën e kanabisit Lazarati. Historitë e kontrabandës së naftës, duke përfituar ngaqë perëndimi mbyllte njërin sy me Shqipërinë për shkak se donte të ndihmonte udhëheqjen pro pavarësisë në Malin e Zi, e cila sfidonte Millosheviçin dhe përfitonte këtu pushteti i kohës për të përfituar në mënyrë abuzive.

Pak a shumë, kjo histori është përsëritur gjatë luftës së Kosovës me refugjatë kinezë, kurdë, etj.

Mafia perfekte u arrit të krijohet vetëm pas vitit 2013 dhe kjo jo sepse nuk dinin ta krijonin mafien perfekte, qoftë Enver Hoxha, qoftë Sali Berisha, qoftë Fatos Nano, por këta kishin frikë nga reagimi i Perëndimit. Nuk donin ta tepronin sepse mafia perfekte krijohet vetëm me licencë ndërkombëtare. Asnjëri nga këta, as Enver Hoxha, as Sali Berisha, as Fatos Nano nuk kishin licencë ndërkombëtare për të krijuar mafien perfekte.

Mënyra si po veprohet sot, flas me qeverisjen e sotme tregon se ka një licencë ndërkombëtare për një mafie perfekte. Kjo mafie perfekte ka pushtuar Shqipërinë dhe është ironi e madhe që të bëhen këto festime për 75 vjetorin e pavarësisë, kur vendi ndodhet e pushtuar nga mafia perfekte. Se kur do të çlirohemi nga mafia perfekte nuk ka ndonjë datë. Sigurisht, mafie ka në Itali, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asgjësimi i mafies përgjithmonë nuk ndodh, është utopi. Është tjetër gjë mafia perfekte. Kur them mafia perfekte kam parasysh atë mafien e cila jo vetëm që ka licencë ndërkombëtare, por atë mafien e cila i bën institucionet të vihen në pozita qesharake.

Në ka skenë ku shfaqet është kur thotë kryeministri Edi Rama; çfarë provash keni që jemi të lidhur me mafien? Me këtë logjikë që flet zotëria, Hitleri nuk ka faj për Holokaustin. Nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë, asnjë provë direkte që Hitleri të jetë i përfshirë. Kuptohet, janë krematoret, janë të vdekurit, 6 mln hebrenj të vrarë, janë zbuluar dokumente, konferenca e Vansesë e këto. Nuk ka asnjë dokument që ta përfshirë drejtpërdrejtë Adolf Hitlerin. Ka dokumente që përfshijnë Heinrich Himmler, shefin e Gestapos, vartësin e tij. Është njëlloj sikur në gjyqin e Nuerbergut, të thuhej na falni…Po të dilnin avokatët e Hitlerit dhe të thoshin se nuk është fajtor.

Kryeministri i sotëm nuk e ndjen detyrim të përgjigjet për realitetin. Në kulmin e operacionit “Forca e ligjit”, nisen gomone me nga 2 ton drogë nga Shqipëria. Nëse do të përdorim logjikën që përdor Edi Rama për të mbrojtur Saimir Tahirin, edhe Himmler për Holokaustin, megjithëse ishte një nga drejtuesit. Ishte ajo skena e famshme, ku Saimir Tahiri i thotë prokurorit Besim Hajdarmataj; a e di ti që ka një vendim të mos fillimit të hetimit për makinën time, Audit?! Është një mashtrim para kamerave sepse nuk kishte vendim për mosfillimi, por vendim pushimi për nxjerrje sekreti. Pra nuk kishte bërë qytetari Saimir Tahiri një kërkesë për hetim, por kishte bërë policia një relacion që prokuroria të hetonte për nxjerrje sekreti dhe del një prokurore mjeshtre dhe aty fut dhe 3-4 faqe për makinën që nuk kishte lidhje me nxjerrje sekrete për historinë e Dritan Zaganit. Kështu vepron mafia perfekte që na ka pushtuar.

Please follow and like us: