Albspirit

Media/News/Publishing

Lajçi: Kisha Ortodokse nuk është e serbëve, por e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot projektligjin për liritë fetare në Kosovë.

Mirëpo, gjatë diskutimit për këtë projekt-ligj ka pasur edhe debate të shumta nga deputetët të cilët kërkuan rregullim të këtij projektligjit në disa pika.

Njëra nga to ishte edhe Kisha Ortodokse e cila është e emëruar si “Kisha Ortodokse Serbe”.

Për të diskutuar për këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajci, i ftuari në emisionin “Ditë mbas Dite” në Rrokum Tv ka thënë se kjo çështje duhet të rregullohet dhe në ligj të shkruhet “Kisha Ortodokse e Kosovës”.

Sipas tij, një gjë e tillë duhet të bëhet pasi besimtarët ortodoks nuk janë vetëm të një etnie, ata mund të jenë të etnive të ndryshme.

Please follow and like us: