Albspirit

Media/News/Publishing

Llojet e aktit intim pas adoleshencës…

Sot jam 20-vjeç, edhe jeta më thërret. Në të 20-at tuaja, ndoshta do të keni një seks “shkel e shko”, sepse nuk keni aq përvojë, por kjo nuk do të thotë se jeta juaj seksuale do të jetë e mërzitshme. Në moshën 20-vjeçare jeni në zbulimi të vetvetes, duke eksploruar gjëra të reja dhe preferencat tuaja, prandaj nuk është aspak habi të provoni 5 llojet e seksit të mëposhtëm:

1-Seksi ‘’çfarë dreqin jemi ne të dy’’: Shoqëroheni prej kohësh, ai të prezanton me miqtë e tij dhe e anasjellta, planifikoni të kaloni bashkë pushimet dimërore, përfundoni duke kryer marrëdhënie, por në të vërtetë asnjëherë nuk diskutoni për krijimin e një lidhjeje. Ky është momenti kur lind ai njihet ndryshe si seksi ‘’çfarë dreqin po bëjmë ne të dy” ose thjesht marrëdhënie e komplikuar.
2-Seksi ‘’i pajtimi” pas sherrit’’: Pasi jeni zënë për orë të tëra e gjeni veten duke u pajtuar të zhveshur poshtë çarçafëve. Eh, seksi pas një sherri mund të jetë mahnitës, por mundet të lërë edhe shumë çështje të pazgjidhura.
3-Seksi i keq: Kjo është ajo lloj marrëdhënieje seksuale për të cilën jo vetëm pendoheni, por edhe mund t’ju lërë një shije mërzie më pas. Shpesh mund të humbisni vetëvlerësimin tuaj dhe të keni një shije të keqe për shumë kohë. Nuk ka matës idealë për të vendosur kur seksi është i mirë apo i keq, por ai i zëri i brendshëm nuk gënjen kurrë.
4-Seksi kur jeni të dehur: Ky lloj seksi shoqërohet në mëngjes me një ndjesi faji si diçka që nuk duam ta përsërisim më, të mos harrojmë stresin e shtatzënisë së padëshiruar ose marrjen e ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Nuk keni ç’bëni, thjesht ndodhi.
5-Seksi “nuk ka më mirë se kaq”: Më në fund vjen edhe dita kur tashmë e shijoni seksin dhe e kuptoni se çfarë kërkoni nga një marrëdhënie. Në këtë rast ndiheni të qetë dhe të kënaqur. Ky është seksi që do të shijoni dhe kërkoni gjatë gjithë jetës tuaj.

Please follow and like us: