Rama në Vlorë, zbulohet mesazhi ‘sekret’ që iu dërgua administratës
Një mesazh ‘sekret’ ka rënë në dorë të ish kryeministrit.
Bëhet fjalë për një mesazh që iu është dërguar administratës në Vlorë në lidhje me urdhrin që të gjithë duhet të ishin në mitingun që do të organizohej dje ku i pranishëm ishe edhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama. Mesazhi është publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili nuk kurseu as ironitë për fjalimin e kryebashkiakut Leli dje në bashki, teksa Rama ishte i pranishëm. Ai theksoi se kryebashkiaku ishte frymëzuar nga veset e kreut të qeverisë.
MESAZHI I BERISHËS
Me trishte se asnjehere!
Noriega kishte planifikuar nje miting madheshtor ne Sheshin e Flamurit per 105 vjetorin e Pavaresise. Por hashashi qe mbushi kete shesh dhe makina ne flake ne bulevardin kryesor, e katandisen ne vetmi te frikshme fitimtarin humbes. Ai perfundoi ne nje salle te bashkise duke u mallengjyer nga perjargiet e Lelit te frymezuar nga veset e tij. Ketu keni edhe urdherin nga DAR dhe Bashkia e partise per punonjesit per mitingun ne Sheshin e Flamurit, qe deshtoi pa u mbledhur! Sb