Albspirit

Media/News/Publishing

Sahar Gholamali: Lëvizja jonë është shpresë

 

Me shikimin e saj zhbirilues, ajo sheh përreth. Pasi dëgjon pyetjet ajo mendohet për një moment dhe përgjigjet me një buzëqeshje të ëmbël. As koha dhe as sfidat e jetës nuk kanë arritur ta ndryshojnë karakterin dhe optimizmin e saj. Ndoshta sepse e mori vendimin për të luftuar shumë kohë më parë dhe u betua se nuk do të ndalej nga asgjë.
Ky është rrëfimi i jetës së saj:
Emri im është Sahar Gholamali. Kam lindur në burgun e Evinit dhe tani jam pjesë e rezistencës iraniane. E di që është krejt e pazakontë që kur të të pyesin se ku ke lindur të thuash se kam lindur në një burg. Me të vërtetë, burgu është vendi më i tmerrshëm, më i çuditshëm dhe më i vështirë për sjellë në jetë një fëmijë.
Gjatë viteve 1980, prindërit e mi, të cilët ishin të dy mbështetës së opozitës së Muhaxhedinëve, u arrestua për shkak të aktiviteteve të tyre social-politike. Shkaku i vërtetë për arrestimin e tyre ishte besimi që kishin në lirinë e vendit dhe lufta kundër një qeverie diktatoriale në Iran.

Pak kohë pas arrestimit të nënës sime shtatzënë, unë linda në burg, një vend i cili nuk kishte as kushtet minimale shëndetësore dhe higjenike. Në këto rrethana, nëna ime nuk mundej të më jepte gjithë dashurinë dhe kujdesin që ajo do donte. Po të mos ishte për ndihmën që dhanë të burgosurat e tjera, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me mua. Ato e ndihmuan nënën time me çka mundën. Disa siguruan për ne rroba, disa ndanë ushqimin e tyre me ne, dhe më e rëndësishmja u kujdesen për plagët e nënës sime dhe për mua që të mbijetoja dhe të rritesha. Babai im ishte gjithashtu në burg. Hetuesit e tij i bënë presion që të rrëfehej dhe si këmbim ta lejonin të më shihte mua. Por ai refuzoi të përkulej dhe të plotësonte kërkesat e tyre.
Ky ishte testi më i madh për një baba të ri: të shihte vajzën e tij të sapolindur në këmbim të tradhtisë dhe bashkëpunimit ! Sidoqoftë, babai im, me kurajë zgjodhi opsionin e vështirë dhe me guxim u bëri qëndresë armiqve të tij, deri në frymën e fundit. Ai u ekzekutua në vitet ’80 pa më parë kurrë mua.

Vitin e parë të jetës e kalova në burg. Prej aty më nxorrën, me shumë përpjekje disa të afërm dhe miq të familjes. Ndaj unë u rrita larg nënës sime të burgosur.
Isha rreth 4 vjeç, kur mamaja u lirua nga burgu dhe ne shkuam në Ashraf, Irak. Në Ashraf unë mund të shkoja në shkollë, si të gjithë moshatarët e mi.

Pas disa vitesh situate u përkeqësua me fillimin e luftës dhe të bombardimeve amerikane në Irak. Bombardimet vazhdonin ditën dhe natën dhe askund nuk mund të ishe i sigurt.
Me ndihmën e PMOI, mamaja vendosi të më conte të jetoja jashtë, në një vend të sigurt. Kështu që unë vajta në Kanada, ku më mirëpriti një familje, e cila më dha shumë privilegje dhe komoditete. Unë kisha miq të mirë, një jetë të mirë, mund të arsimohesha dhe gjithçka tjetër një vajzë e re ka nevojë.Por gjatë momenteve të qeta, kisha mundësinë të reflektoja mbi identitetin tim, sakrificat e nënës sime dhe trimërinë e babait tim, kujtimet e të cilëve i kisha gjitnjë në mendje dhe në zemër..E ndjeja thirrjen brenda meje që të mos e harroja babin tim, as nënën time, e as vendin tim, Iranin.
Ndërsa rritesha fillova të lexoja dhe të mësoja më shumë rreth Iranit dhe Rezistencës, veçanërisht rreth PMOI-së. Interesohesha mbi çdo informacion që vinte nga Irani mbi diktaturën, arrestimet, burgosjet, torturat dhe ekzekutimet. Shtypja e grave, burgosja e të rinjve dhe çensurimi i të gjithave formave të lirisë së shprehjes.
Nga ana tjetër e medaljes, ishte Rezistenca dhe PMOI-ja, një grup grash dhe burrash, të cilët ashtu si babai im, kishin vendosur të paguanin një çmim të lartë për lirinë e vendit të tyre. Ata kishin hequr dorë nga familja, fëmijët, profesioni dhe gjithçka për të cilat njerëzit kërkojnë të kenë në jetë.

Shpesh gjatë leximeve të mia, pyesja veten se si babai im mundi të rezistonte dëshirës për të më parë mua, pavarësisht gjithë emocioneve të tij si baba .A mund të jetë e thjeshtë kjo për një prind? Si mundi nëna ime të duronte arrestimin dhe torturat ndaj saj, ndërkohë që ishte shtatzënë.? Si mundën mijëra gra, si psh.tezja ime Azam, të përballonin shumë tortura, vetëm e vetëm që sakrifica e saj të shërbente si një shembull i humanitetit dhe qëndresës për brezat e ardhshëm?
Ndaj duhet të ketë patjetër brenda nesh, një vullnet i cili na udhëzon gjatë vështirësive. E bën të pamundurën të mundur.E bën njeriun të dobishëm.
E vetmja gjë që unë dua është që fëmijët në Iran të kenë mundësinë të shijojnë të njëjtën jetë të bukur dhe plot mundësi, që unë pata në Kanada. Ndaj me vullnetin dhe vetëdijen time të plotë unë heq dorë nga dëshirat dhe bekimet e jetës sime, për t’ju bashkuar Rezistencës, e cila ka qëllimin të sjellë vetëm të mira një kombi prej 80 milion banorësh.
Kështu unë e kam marrë vendimin tim dhe tani jam pjesë e Rezistencës Iraniane mes mijëra grave, të cilat janë quajtur “heroina të historisë Iraniane”. Kam lexuar shumë mbi heronjtë në libra të ndryshëm, por kurrë nuk mendoja se do të isha një ditë pjesë, e një grupi të cilësuar si heronj.
Me jep forcë bindja që kam, se babai im më sheh nga lart dhe buzëqesh krenar dhe i lumtur, që unë jam pjesë e Rezistencës.

Please follow and like us: