Albspirit

Media/News/Publishing

“S’janë shumë po v*ri lesht”, policja u merr 5 mijë lekë të vjetra të rinjve

Policia rrugore vazhdon të marrë para nën dorë për të mos gjobitur shkelësit e rregullave të qarkullimit. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të vënë “nën frena” policinë e shtetit, duket se policët rrugorë që mund t’i rezistojnë ryshfeteve numërohen me gishta. Video më poshtë e postuar nga “Joq” tregon disa të rinj që korruptojnë një police femër me 5 mijë lek të vjetra. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në autostradën Tiranë-Durrës, në Vorë. Nga ana tjetër, ata shprehen se i dhanë 5 mijë lekë të vjetra për tu tallur me të, ndërkohë që policia shihet duke i marrë.

Denonocimi:
Pershendetje JOQ! Sapo ndodhi, isha tu shku per Shijak 4 cuna dhe na ndalon postoblloku në Vor dhe afrohet vetem 1 police femer. U kap me driten e djegme te makines dhe me i shokun tim qe nuk kishte kartë identifikimi me vete. Pastaj na tha ju jeni 4 veta u jam 1…i bie të me jepni ju kafe. I dham 500 lek te reja per tu tall dhe ajo mori! Thot sjan shum per 500 lek por i mori”.

Please follow and like us: