Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Shteti ka rënë përballë shiut…

Ngjarja që ndodh në kohë reale e që ka nxjerrë cullak mes shiut gjithë ndryshkun e sistemit tonë të emergjencave, tani kërkonte lidhje direkte nga kudo po konsumohet.

Tek banorët në rrezik jete, tek ndërtesat e përmbytura, tek rrugët, tek infrastruktura që i është nënshtruar ujit në pak minuta, tek stacionet elektrikë që rrezikojnë të lënë pa furnizim banorët, tek mjetet e munguara për ta përballuar situatën, tek ushtria e policia në aksion, tek zjarrfikësit që nuk përballojnë dot emergjenca të këtij lloji, tek agjensitë që duhej prej ditësh të viheshin në gadishmëri, tek lideri, tek kryetarët, tek ata që vendosën që paratë mos hidhen për të përballuar situata emergjence, por koncerte për një natë…

Ndërkohë televizionet janë mbyllur nëpër studio, e një zot e di për kë flasin, për ata që kanë mbetur jashtë, për ata që pësuan dëme, për ata që s’kanë energji, apo për ne që lusim perëndinë të na kursejë nesër.

Shteti ka rënë përballë shiut dhe nuk mund t’i faturohet natyrës gjithçka. Se do hakmerret më keq.

Please follow and like us: