Albspirit

Media/News/Publishing

Trump do të zëvendësojë Tillerson me shefin e CIA-s, Pompeo

Shtëpia e Bardhë ka plane për të zëvendësuar sekretarin e Shtetit Rex Tillerson me Mike Pompeo, Drejtor i CIA-s, brenda disa javësh, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Në bazë të planit, senatori republikan Tom Cotton do të zëvendësojë ompeo në krye të CIA-s, njofton gazeta New York Times, duke iu referuar zyrtarëve të lartë të administratës.

Gazeta, e para që njoftoi rreth këtij plani, thotë se ende nuk është plotësisht e qartë nëse Presidenti Trump ka dhënë miratimin përfundimtar për këto ndryshime.

Largimi iTillerson do t’i jepte fund karrierës së tij në administratë gjatë së cilës ai ka pasur shpesh herë mosmarrëveshje me Presidentin Trump rreth çështjeve si ajo e Koresë së Veriut dhe po ashtu ishte vënë nën kritika rreth planeve të tij për të bërë shkurtime në Departamentin e Shtetit.

John Kelly, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, është hartuesi i këtij plani dhe e ka diskutuar atë me zyrtarë të tjerë të lartë, sipas gazetës.

Ndryshimet pritet të ndodhin para fundit të vitit ose në fillim të janarit.

Për largimin e Tillerson flitej prej muajsh dhe ambasadorja në OKB, Nikki Haley ishte përmendur si zëvendësuesja e tij e mundshme. Por Pompeo duket se ka dalë në krye të kandidatëve për postin, duke fituar besimin e Presidentit Trump për çështjet e sigurisë kombëtare.

Please follow and like us: