Albspirit

Media/News/Publishing

Varte prezervativë tek dera e Eli Farës, 22-vjeçari përfundon në spital

Këngëtarja e famshme Eli Fara ka kaluar një situatë të pakëndshme gjatë qershorit të këtij viti. Një i ri 22-vjeçar e ka përndjekur, duke i vendosur prezervativë te doreza e derës së apartamentit të saj. Edhe pse këngëtarja nuk ka bërë vetë kallëzim për rastin, ka qënë një parukiere që është përndjekur nga i njejti person në të njëjtën mënyrë. Bëhet fjalë për shtetatsin Gentian H, 22 vjeç, banues në Tiranë.

I riu ëhstë dërguar për gjykim për përndjekjen e parukieres por nga hetimet ka rezultuar se ai ka përndjekur edhe këngëtaren e famshme. Panorma disponon vendimin e gjykatës së Tiranës e cila vendosi të caktojë masën “mjekim i detyruar spitalor” për të riun. Kjo për shkak se ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera pasi ka qënë i pandërgjegjshëm.

Please follow and like us: