Bledi Mane: Vuaj, vuaj o shqiptar i poshtër!
Jam lumi, lumi qe gjarperoj neper Shqiperi dhe u sjell njerëzve ekosistem, florë, fauna, peshq, alga, energji elektrike, jetë. Jam lumi qe lag token tuaj prej mijera vitesh dhe kurre nuk ma preku shtratin tim askush me pare por ju te sotshmit me masakruat keto dy dekadat e fundit. Me gerryet brigjet, me kafshuat shkembinjte, me mbytet me ndertime, ma nxite jeten…
Jam pylli, pylli qe jeshiloj neper Shqiperi dhe u sjell njerzve ekosistem, fauna, florë, ujqer, sorkadhe, hijeshi, klorofile, oksigjen, jetë. Jam Pylli qe jeshiloj token tuaj prej mijera vitesh dhe kurre nuk mi preku askush pemet e lashta por ju te sotshmit me masakruat keto dy dekadat e fundit. Me masakruat, me sharruat, mi vrate kafshet, me mbushet me ndertime pa leje, me kafshuat mushkeri e shpretke, ma nxite jeten…
Uleriste pylli, turfullonte lumi dhe te dy bashke u takuan naten e fundit te nentorit dhe plot mllef u therriten reve te qiellit gri vjeshtak:
-Leshohuni o re, o vetetima kercisni zhurmen e rrufeve tuaja dhe leshoni si hakmarrje ndaj kesaj rrace lotet e rrembyeshem te shiut te mllefit. Kjo racë kurre nuk na respektoi, kjo baterdi le te jete shpagim i mijera shqiptareve te papergjegjshem qe shkaterruan cdo gje. Qindra kryetare komunash e bashkish kurre nuk pyeten per rregulla perendie e norma shkencore por lejuan ndertime pa fund neper trupin tone. Dhjetra qeveri te majta e te djathta te ketij vendi kujtuan se natyra dremiste e nuk ua pergjonte allishverishet qe beheshin mbi koken tone, krahet tona, mushkerite tona, zemren tone te perbashket…
Ndaj vuaj o shqiptar se e meriton, e meriton se deshe te konkuroje Perendine me poshtersite e tua dhe me bekimin e politikes. Vuaj dhe thirri mendjes, natyra nuk te toleron më as ty qe flak plehrat ne rruge, as ty qe nderton pa leje, as ty qe pret pemen, as ty qe vret peshqit me dinamit, as ty qe ushqehesh me mish derri te eger, as ty qe bombardon token me pesticide.
Ky rrebesh eshte brenga e natyres me ty e me mua. Eshte kuja e lotëve me mungesen e respektit tone, eshte klithma e Zotit qe duhet te na zgjoje e duhet te na pakesoje makuterine. Mos harro o shqiptar se Natyra nuk eshte si kengetaret e tallavasë qe ia zmadhon cicat me silikon. Natyra eshte e shenjte nda trego respekt per te nesermen e femijeve te tu.
Dhe mos te te shoh më te shkosh ne kishë apo në xhami, mos shkel kurrë atje o hipokrit i ndyrë. Dashuria per Perendine tregohet te respekti per natyren!
Please follow and like us: