Gjendje alarmante në Fier, Vjosa del nga shtrati
E vështirë ka qenë për mbarë vendin nata që lamë pas, ndërkohë që priten që Shqipëria të jetë ende për disa orë në ‘luftë’ me ujin. Situata paraqitet me rrezik për orët në vijim në jug të vendit. Kështu, bëhet e ditur se Vjosa ka dalë nga shtrati (në pjesën e Vlorës), ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.
Sipas BW në orën 09:30 do të mblidhet Shtabi i Emergjencës në Prefekturë, pasi situata paraqitet tepër alarmante pas daljes nga shtrati të Vjosës. Ndërkohë Gjanica dhe lumi Seman janë në kuotat normale.
Please follow and like us: