Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Apelit lë në burg Orest Sotën

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Orest Sotën, që akuzohet për katër vepra penale: pastrim parash, fshehje e të ardhurave, kundërshtim i policisë dhe drejtim mjeti në gjendje të parregullt.

Për shkak se çështja hetimore e tij e konstatuar në Elbasan është bashkuar me dosjen “Habilaj”, prokurorët i thanë gjykatës se 863 mijë eurot e sekuestruara në makinë ka dyshime që i përkasin ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ka dyshime, thanë dy prokurorët, se kjo valutë është përfituar nga ish-ministri nga aktivitete të paligjshme.

Prokurorët shpjeguan se Orest Sota u arrestua pasi i kishte ikur një postblloku të Policisë së Elbasanit, ndërkohë që në mjetin me të cilin ai udhëtonte u gjetën edhe 863 mijë euro mes tyre, edhe 250 euro false, si dhe dy patentat e ish-ministrit Tahiri.

Please follow and like us: