Gruevski dorëhiqet si kryetar i VMRO-DPMNE
Zhvillime të rëndësishme politike në Maqedoni.
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të partisë së tij, VMRO-DPMNE.
Lajmi është bërë i ditur nga burime në Shkup. Sipas tyre, Gruevski e ka dorëzuar sot postin që mbante prej kohësh.
Pritet që të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë zhvillim, ndërsa ende nuk dihet se kush janë kandidatët për kryetarin e VMRO-DPMNE-së.
Please follow and like us: