Albspirit

Media/News/Publishing

Kur aktori Bekim Fehmiu shkaktonte skandal në Abu Dabi

Në vitin 1971, Bekim Fehmiu do të shkaktonte një problem në Abu Dabi.

Fotografia e tij me aktoren Candice Bergen dhe mbishkrimin “Asgjë nuk është lënë jashtë”, pasi dyshja luan në filmin “The Adventurers” do të shkaktonte debat në Abu Dabi, pasi filmi supozohej se do të kishte skena të nxehta.

Atef Karam, pronari i kinemasë El Dorado, e para kinema e mbyllur në Abu Dabi dhe e cila madje do të mbyllet pasi ka funksionuar për 47 vite, megjithatë nuk e ndali shfaqjen e filmit, edhe përkundër debatit të madh që filmi nuk i përket një shoqërie si Abu Dabi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Hera e parë kur e dhamë filmin, ishte gjithçka normal. Edhe shfaqja e dytë e filmit ishte në rregull. Në herën e tretë, policia erdhi bashkë me autoritetet tjera për ta parë filmin. E panë filmin dhe deshën ta mbyllnin kinemanë, u bë skandal pa nevojë” tregon Karam.

Më pas, në Abu Dabi do të vinte ligji kundër filmave me zhveshje apo dhunë. Zhveshje kishte në filmin me Fehmiun, por jo dhunë, shkruan KultPlus.

E njëjta kinema tani do të mbyllet në tërësi. Ajo u hap me 22 nëntor 1970 dhe është e para kinema e mbyllur në Abu Dabi.

Bekim Fehmiu dhe Candice Bergen patën krahas tyre edhe Charles Azvanour dhe Olivia de Havilland në filmin i cili arriti fitim rreth 7.75 milionë dollarësh në kinematë e Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Please follow and like us: