Albspirit

Media/News/Publishing

Nëse ke katër gra, fiton një biletë falas

Një kompani ajrore e Afrikës së Jugut ka bërë një ofertë të pazakontë për pasagjerët meshkuj që udhëtojnë me gratë të tyre, që shpesh janë të shumta. Kulula Airlines, me bazë në Johanesburg, ka ofruar një biletë falas për burrat që kur udhëtojnë, shoqërohen nga katër gratë e tyre. Reklama thotë: “Jo vetëm që do të merrni një çmim shumë të mirë në kulula.com për tri gratë e para, por do të fitoni edhe një udhëtim falas për gruan e katërt”. Oferta përkonte me martesën e katërt të presidentit Jacob Zuma. Zuma është martuar gjithsej gjashtë herë, por njëra prej grave të tij kreu vetvrasje në vitin 2000 ndërsa me një tjetër u divorcua më 1998. Burrat që dëshirojnë të përfitojnë nga oferta duhet të paraqesin dëshmi të martesës në zyrat e kompanisë. Reklama thotë: “Frymëzuar nga numri i madh i udhëtarëve VIP në shoqërinë e shumë grave, oferta jonë është për të katër gratë kur familja udhëton në linjën Jo’burg – Cape Town”. Në 2010, kompania bëri një reklamë tjetër të pazakontë, kur pikturoi një aeroplan nga jashtë në mënyrë që të bëheshin të ditura se ku gjendeshin pjesët e ndryshme të tij, përfshirë edhe kutinë e zezë, që shërben për të hetuar shkaqet e rrëzimit të një avioni në rast aksidenti.

Please follow and like us: