Albspirit

Media/News/Publishing

Sasha Grey: Motoja ime, lufta vazhdon

Karriera e saj si pornostar ka qenë një parantezë. Por që nga 2006-a, kur nisi këtë rrugë në moshën 18-vjeçare e deri në prill të 2011-s, kur i dha lamtumirën karrierës me drita të kuqe 24 vjeçe, u bë aktorja porno më e famshme në botë. Pamja e saj prej adoleshenteje, natyrshmëria me të cilën iu dedikua praktikës dhe marketingu që i bëri vetes e shndërruan në një ikonë të kundërkulturës, gjë që e çoi deri në Hollivud, kur në vitin 2009 regjisori Steven Soderbergh i telefonoi për të interpretuar në filmin “The girlfriend experience”. Vitin e kaluar Sasha publikoi librin me fotografi dhe portretet e veta, i titulluar “Neü Sex”. Tani po punon për një dokumentar, ku tregohet jeta e saj private, e ku Sasha tregon performancat artistike. Në faqen e internetit mund të lexohet akoma letra e lamtumirës për botën e pornografisë. Në fund të nënshkrimit nuk është shënuar emri Sasha Grey, por “Lufta vazhdon”…

Vërtet e dini kuptimin e këtyre fjalëve: “Lufta vazhdon”?

Sigurisht dhe ndihem në përputhje me atë që thuhet. Jam një ekstremiste e së majtës, si në jetë ashtu edhe në politikë. Motoja ime është: “Lufta vazhdon”. Luftoj gjithmonë për atë që mendoj dhe për artin tim.


Ëndrra juaj ishte të bëheshit aktore?

Me thënë të drejtën jo. Vija nga një vend ku ëndrrat nuk realizoheshin, North Highlands, në rrethinat e Sakramentos, një vend i mbushur me konformistë që i urreja. Megjithatë për një gjë isha e sigurt: nuk do të kisha dashur kurrë të isha si ata.

Pastaj u transferuat në Los Anxhelos. Mos vallë po ndiqnit ndonjë ëndërr hollivudiane?

Jo, aspak. Unë kisha shkuar me një qëllim, që të bëhesha pjesë e industrisë pornografike. Para se të nisesha për udhëtim punova tetë muaj në një dyqan mishi dhe mblodha 7 mijë dollarë, ndërkohë që studioja me shumë kujdes edhe botën e dritave të kuqe.

Për ta bërë atë që zgjodhët ju, duhet të kesh një karakter shumë të fortë…

Po, dhe për këtë i detyrohem shumë babait dhe vëllait të madh. Falë tyre kam arritur këtu ku jam sot. Ata më thoshin gjithmonë se fakti që je femër nuk do të thotë të jesh më pak e privilegjuar se meshkujt.

Çfarë ju shtyu të provonit karrierën si pornostar në moshën 18-vjeçare?

Ai që më nxiste më shumë ishte ish i dashuri im. Shikoja shumë video, fillova të eksploroja atë që për mua ishte një kufi i ri i seksit. Por pastaj fillova të kisha konflikte me të, sepse nuk donte të më shtynte përtej disa limiteve të caktuara. Për mua pornoja ka qenë çliruese dhe për t’u larguar nga ndjenjat e fajit që më përndiqnin që në vegjëli, për shkak të edukimit tim katolik.

Tani nuk keni më ndjenja faji?

Asnjë, madje as pasi lashë pornon. Natyrisht që nuk bëj rolin e viktimës. Jam krenare për gjithçka që kam bërë. Të qenët pornostar ishte mënyra ime për të bërë performanca artistike, duke përdorur trupin tim sikur të ishte telajo. Doja t’i tregoja botës se nuk ka asgjë të keqe nëse një grua ndihet “e pistë”. Vetëm se je grua nuk do të thotë që të mos e duash seksin si një burrë, por e keqja është se kur e bën, atëherë njerëzit thonë se je e përdalë…

Çfarë ju shtyu ta braktisnit atë botë?

Ndryshimi erdhi me Soderbergh. Duke qenë një mazokiste vendosa të provoja karrierën e aktores “mainstream”, që natyrisht është shumë më e vështirë.

Le të bëjmë një hap mbrapa: “takimi” juaj i parë me pornon ishte një film me Rocco Siffredi…

Agjenti im më tha: “Vajzë e dashur, pas Rocco-s do të fillojë një dishezë”. Në atë moment nuk e kuptova ç’donte të më thoshte, por më vonë e mora mesazhin. Filmi ishte një orgji “free-form”: secili mund të bënte seks me kë të donte. Unë dhe Rocco e pëlqyem njëri-tjetrin që larg. Më bëri të ndihesha mirë, duke më larguar të gjithë tensionin. Përveç të tjerash ishte shumë simpatik dhe romantik, gjë që ndodh rrallë në këtë sektor.

Romantik?

Një përzierje e këndshme ëmbëlsie dhe ndrojtjeje.

A jeni dashuruar ndonjëherë në ndonjë film porno?

Jo, kurrë. E bukura e kësaj pune është se mbaron pjesën tënde dhe pastaj largohesh. Nuk mund të krijosh lidhje.

Jeni e dashuruar?

Jo, por në Los Anxhelos kam grupin e miqve të ngushtë, madje pjesa më e madhe janë djem.

Çfarë ju eksiton më shumë?

Të flasësh ndërsa bën seks. Dhe nëse nuk e bëj unë duhet ta bëjë partneri. Më duket shumë ngacmuese në nivelin psikologjik. Në disa raste mund të jetë edhe sikletshme, sidomos kur nis një marrëdhënie me dikë dhe do të kuptosh deri ku mund të të shtyjë me të panjohurat e tij.

Shumë herë e keni ngritur zërin për të drejtat e grave…

Unë jetoj në Amerikë. Ka pasur edhe nga ata udhëheqës, të cilët kanë dashur t’ua heqin metodën mbrojtëse kontraceptive grave. Nuk besoj se ëndrra e të gjithave femrave është martesa, të kenë fëmijë, shtëpi, qen etj.

Kur mund të shfaqet dokumentari që flet për jetën tuaj?

Vazhdojnë ende xhirimet. Por problemi është se montazhieri e ka në Nju Jork një pjesë të xhirimeve, ndërsa regjisori jeton në Angli. Duke qenë se ende nuk kam gjë në vijë, po mendoj ta ndaj në dy pjesë. Një pjesë janë prapaskenat e udhëtimeve të mia, bashkëbisedimet, disa intervista dhe tek-tuk ndonjë performancë për ta bërë më interesante.

Mes Obama-s dhe Mitt Romney, kë do të zgjidhnit partner në shtrat?

Barack Obama-n, pa asnjë mëdyshje.

Please follow and like us: