Albspirit

Media/News/Publishing

Seks në makinë, 7 histori me femrat që e kanë provuar

Gjithmonë ka arsye që duhet të largohesh nga shtëpia për të bërë seks dhe duket se veturat janë një vend perfekt – një dhomë hoteli e vogël me rrota. Megjithatë është një eksperiencë e vështirë, pasi shpesh herë mund të lëndohesh ose të kapesh “mat” nga të tjerët.
Këto janë shtatë histori të ndryshme të treguara nga shtatë femra:

1 – “Disa vite më parë, prindërit e të dashurit tim vendosën të iknin me pushime, kështu unë u drejtova menjëherë tek shtëpia e tij dhe vendosëm t’i ndryshonim pak gjërat e të bënim seks në makinë. Duke qenë se vetura ime ishte e vogël vendosëm ta bënim tek vetura e prindërve të tij. Por kur papritur shohim prindërit e tij të ktheheshin, pasi biletat e tyre ishin për fundjavën tjetër. Situatë shumë e sikletshme”,– Sophie, 24 vjeçe.

2 – “Unë dhe i dashuri im dolëm në një shëtitore tregtare, por papritmas nuk prisnim dot për të bërë seks. Ne ecëm me makinë për në autostradë dhe parkuam diku në mes të askundit. Ai u ul te ulësja e pasagjerit dhe unë sipër tij. Por ndërkohë nuk e kishim dëgjuar një traktor që na ishte afruar dhe fermeri vazhdonte të na shikonte. Nuk u shkëmbye asnjë fjalë, por ne ikëm menjëherë. Që atëherë nuk kam bërë më seks në makinë”, – Katie, 32 vjeçe.

3 – “ Unë dhe ai që tani është bashkëshorti im, kur ishim 19 vjeç, po qëndronim në makinë jashtë shtëpisë së tij, teksa unë i bëja seks oral. Në atë moment qeni i tij, erdhi menjëherë nga oborri tek dera e makinës duke lehur me të madhe, dhe nga frika unë përplasa kokën tek boria e makinës. Aq mjaftoi që prindërit e tij të dilnin jashtë shtëpisë”,– Rene, 26 vjeçe.

4 – “I dashuri im në kolegj dhe unë u futëm me makinë në një vend ku ndërtohej dhe menduam që askush nuk do të na shqetësonte aty. Ne po qëndronim në ulësen e pasme kur dëgjuam një helikopter. I dashuri im tha të mos shqetësohesha pasi nuk do ulej aty helikopteri. Por zhurma sa vinte e bëhej më e madhe dhe kur pamë nga dritarja vumë re që helikopteri u ul dhe një agjent policie u afrua dhe na kërkoi kartat e identitetit”,– Murphy, 58 vjeçe.

5 – “Bashkë me të dashurin po ktheheshim nga një festë në shtëpi por gjërat u nxehën aq shumë sa që u desh të parkonim anash rrugës. Duke qenë se i kisha shumë të ngushta pantallonat dhe doja t’i hiqja pa hequr këpucët. Duke u sforcuar shumë qëllova veten me thua poshtë syrit, i cili m’u ça dhe u ënjt. Akoma e kam një shenjë të vogël nën sy”,– Sandra, 47 vjeçe.

6 – “Dikur, bashkë me të dashurën time në atë kohë që tani e kam grua, kishim hipur sipër njëra-tjetrës në ulësen e parme të makinës dhe po qëndronim në mes të një parking në mes të natës. Një polic u afruar tek dritarja e makinës. Na pa të dyjave, ndaloi për një moment e më pas tha: “Vajza, e respektoj intimitetin tuaj, por është një park publik dhe duhet të largoheni”,– Kristen, 34 vjeçe.

7 – “Ishte hera e dytë që e takoja këtë djalë dhe në momentin kur do ndaheshim, më puthi, por gjërat u nxehën shumë sa që menjëherë u futëm në makinën time. Teksa bënim seks, ai më ngriti nga vetja shumë ngadalë dhe më pas vura re një të pastrehë që po shikonte nga dritarja e makinës. E pyeta të dashurin tim se sa kohë kishte që na shikonte nga dritarja, e ai m’u përgjigj: Disa minuta. Ai e kishte lënë të më shihte duke i bërë seks oral pasi nuk donte të shkëputesha, aq shumë i pëlqente”,– Tess, 32 vjeçe./360grade.al

Please follow and like us: