Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria dhe Kosova të reagojnë: Serbia terrorizon veteranët e Luginës së Preshevës

 

Skënder Jashari

 

Me  Marrëveshjen e  Paqës së Konçulit të 2001, Serbia dhe ish-Jugosllavia  me  akte ligjore kishin miratuar dhe ratifikuar Amnestinë ndaj luftëtarëve të UÇPMB-së! Kështu thuhet në medie, por kjonuk është  e  tërë e  vërteta!

Luftëtarët shqiptarë në Luginë të Preshevës, pas majit të vitit 2001, u harruan, u lane në mëshirë të armikut! Një pjesë e  tyre, ikën në vendet perëndimore, një pjesë mbetën në shtëpitë  e tyre, për t’u terrorizuar pastaj nga terrori dhe terrorizmi i Serbisë!

Në rastet kur pushteti kolonialist  i Serbisë, mësynte ndonjë shtëpi të luftëtarëve shqiptarë (të UÇK-së, UÇPMB-së), zgjidhjen duhet ta  bënte individualisht ose me ndihmën e  shokëve të ngushtë!  Do ishim fatlumë, kur arrinim të iknim, për t’u strehu në Republikë të Kosovës! Ata që kishim shëndetin, vullnetin arrinim të shpëtonim!

Por kishte edhe veteranë invalidë, që shkaku  i  shëndetit fizik dhe psiqik, të shkaktuar nga lufta, plagët e luftës, nga dhuna-terrori i Serbisë, nuk ishin më në gjendje të bënin zgjidhje individuale, në rast të ballafaqimit  me  terrorin  e shtetit kolonial serb! Po ashtu disa dhjetra raste të tentim-vetvrasjeve, të veteranëve i kishim në Luginë të Preshevës!

Serbia në vazhdimësi, terrorin dhe terrorizmin e   aplikon kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Njihen tashmë qindra raste arrestimesh, e qindra të tjera tentim-arrestimesh, vrasje fëmijësh (Dashnim Hajrullahu etj), vrasje politikanësh, vrasje komandantësh të UÇPMB-së edhe në Republikë të Kosovës (Muhamet Xhemaili), tentim-vrasje dhe sulme kundër veteranëve etj.

Institucionet e Republikës së Kosovës e  sidomos ato të shtetit Amë (Republikës së Shqipërisë), do duhej ashpër të reagonin në çdo rast të cënimit të drejtave elementare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, si pjesa më  e  diskriminuar në Europë! Kjo ende nuk ndodh! Pasi që edhe vetë dhe disa ngafamiljarët e mi, kemi qenë viktimë e   terrorit dhe terrorizmit të Serbisë, më imponohet reagimie dhe për rastet e bashkëluftëtarëve të mi.

Në çdo rast kur në Republikë të Kosovës, arrestohet ndonjë serb,  për vepra penale ordinere, apo kur kanevojë politike Serbia për të ushtru presion faktorit ndërkombëtar; apo në ekzekutimin e  spastrimit etnik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Serbia arreston, terrorizon veteranë dhe familjarët  e tyre në Luginë të Preshevës.

Më 20.10.2017, derisa ishte duke u kthyr nga Republika e Kosovës, perms pikëkalimit të Muçibabës, në ora 23:00, nga policia e  Serbisë ndalohet Musa Latifi, i cili është invalid i Luftës së UÇPMB-së. Ndalet që të pres për disaorë, derisa të  vijë një “inspektor” nga Vraja. Marrja në pyetje nga  “inspektori” zgjati orë të tëra gjatë natës, me pyetje krejtësisht provokative që shkaktonin dhunë të tmerrshme psiqike! Pas bisedës informative disaorëshe,lirohet pas orës 02:00 të natës. Edhe në këtë rast si në shumicën e rasteve, kur merren në biseda  informative, policia e  Serbisë, nuk jep asnjë dokument. Bisedat  e tilla informative,  policia  e Serbisë i bën: ndalimi nga policia e Serbisë (përfshirë edhe të vetëquajturën polici multietnike) bëhet  me  arsyetimin gojor, që ka një fletarrest apo fletarreste dhe për vepra penale (kurse pastaj nga “inspektorët” pyetet për gjëra të tjera, vepra penale politike); duke i mbajtur për orë të tëra që të presin ardhjen e “inspektorëve” ngaVraja, Leskoci, Nishi etj; mbahet në vende me kushte klimatike (në ftohtë apo nxehtë) që nuk përballohen lehtë, apo qëndrimi në këmbë apo ulur në karrige të papërshtatshme; nuk i lejohet kontaktimi me avokatin; marrja në pyetje shoqërohet tërë kohën  me dhunë të tmerrshme psiqike, kërcënime, fyerje  e disa here edhe me dhunë fizike; etj.

Asnjë reagim nga asnjë institucion, as nga Lugina e Preshevës, as nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka patur, madje edhe mediat e kanë izoluar!

 

 

 

 

Please follow and like us: