Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal seksual/Mësuesja bën seks me 15 vjeçarin në klasë, makinë dhe hotel

Një mësuese është në polici nën akuzën se kishte një “marrëdhënie seksuale të plotë me një djalë adoleshent”.

Ajo pranoi se ka kryer marrdhënie me të miturin në makinën e saj, në një dhomë hoteli dhe madje e ka puthur atë në klasë.

Alice McBrearty, 23 vjeç, pranoi se kishte një flirt gjatë këtij viti me një nxënës të cilit i jepte mësim në një shkollë në lindje të Londrës. Gjykata Croën Snaresbrook tregoi se si McBrearty “e gjuajti”djalin, 15 vjeç, me një kërkesë për miqësi në mediat sociale.

Ajo qau në bankën e të akuzuarve ndërsa gjyqtarja e burgosi atë për 16 muaj. McBrearty rezervoi dhoma hoteli për të pasur marrëdhënie seksuale me djalin. Ajo ka kryer veprime seksuale mbi të në një garazh bosh dhe në makinën e saj. Mësuesja e mori edhe atë në shtëpinë e prindërve të saj në Ëanstead Park, në lindje të Londrës, ku do të kishin marrëdhënie seksuale.

Trupi gjykues e përshkroi si “grua inteligjente dhe të talentuar, e cila e dallonte të drejtën nga e gabuara”, por tha se ajo kishte kryer “shkeljen më të madhe të besimit”.

Gjykatësja tha: “Ti je angazhuar në një marrëdhënie seksuale të plotë me një fëmijë 15 vjeçar. “Unë e pranoj se ai ishte dakord – Cili nxënës 15-vjeçar do të refuzonte një ofertë të tillë tërheqëse? “Unë e pranoj që me të vërtetë ju besuat se kjo gjë ishte një romancë e madhe, keni qenë në dashuri me të dhe anasjelltas, dhe mosha nuk ka rëndësi. Por në fakt ka”. McBrearty e puthi djalin në klasë dhe pati gjithsej shtatë takime seksuale.

Prokurori Lisa Matthews tha se ai “ndihej i veçantë”, duke shtuar: “Ajo filloi ta çojë atë në parqe, duke përfshirë Parkun Olimpik, ata shkuan në shëtitje dhe jashtë për ushqim. “Ai dukej se kishte besim në të.”

Gjykatësi tha: “Ju keni dashur të mbani atë të sigurt, për të ndihmuar atë të marrë vendimet e duhura. “Në vend të kësaj, e ndihmove të bënte gjëra të gabuara.”

Më parë këtë vit, një tjetër mësuese britanike, Eleanor Wilson, është dënuar për marrëdhënie seksuale me një nxënës në një fluturim nga Gjeneva.

Please follow and like us: