Albspirit

Media/News/Publishing

Trondit peshkopi, kapet me një femër në momente intime

Një skandal ka përfshirë gjithë Argjentinën, pasi Fernando Maria Bergallo, titullar i dioqezës Merlo, në periferi të Buenos Aires e njëkohësisht zyrtar i CARITAS për Amerikën Latine, është kapur në disa foto jo të përshtatshme për pozitën e tij fetare.

Një televizion vendas ka publikuar disa foto të peshkopit në shoqërinë e një gruaje në plazh, ku duken shumë të afërt dhe në momente intime me njëri-tjetrin. Ndërkohë që peshkopi ka reaguar menjëherë pas transmetimit në televizionin ku u shfaqen fotot dhe është justifikuar me faktin se fotografitë në fjalë i përkasin disa viteve më parë, gjatë një udhëtimin në Meksikë, dhe personi që shfaqet me të është një “mike e ngushtë e fëmijërisë”, të cilën e njeh prej shumë kohësh.

Lidhur me ngjarjen, e cila ka ngjallur reagimin e mediave të tjera në vend edhe sa i përket luksit në të cilin peshkopi i kalon pushimet, është mbajtur një mbledhje urgjente e zyrtarëve të lartë të kishës, të cilët pritet të marrin masa të rënda ndaj peshkopit Bergallo.

Please follow and like us: