Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Bota të izolojë Korenë e Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do ta shohë me shumë kujdes çështjen e Koresë Veriore, pasi shteti koreano-verior ka pretenduar se ka lëshuar një raketë të re interkontinentale balistike, që tha se kjo raketë ishte në gjendje të godasë deri Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan ishte informuar në kohën që raketa ishte në ajër. Shtëpia e Bardhë ka dalë në një komunikatë në lidhje me rastin dhe ka deklaruar: “Situata do të shqyrtohet në mënyrën më serioze. Koreja Veriore po provokon me luftë mbarë globin dhe ne nuk mund të rrimë asesi duarkryq”. Koreja e Veriut ka lëshuar atë raketë e cila është quajtur “Hasong 15” dhe se lëshimi ka ndodhur në orët e pasdites me orën lokale. Kjo raketë është lëshuar në ujërat e Japonisë dhe besohet se është ndër raketat më të mira që ka lëshuar shteti koreano-verior. Të gjithë këtë e ka bërë regjimi diktatorial dhe mashtrues i Koresë Veriore. Kohëzgjatja e raketës nga Penjani në drejtim të Japonisë ishte rreth 53 minuta. Raketa ka përfunduar brenda zonës ekonomike të Japonisë e cila shtrihet rreth 200 milje detare larg bregut të saj. Diktatori Kim Jong Un tha se vendi i tij kishte arritur të bëhej tashmë një shtet bërthamor dhe se e ka bërë realitet atë gjë të cilën e ka dashur prej kaq shumë kohësh. Koreja e Veriut është një vend që ka histori me lëshimin e raketave dhe testet me to dhe se ky nuk ishte aspak testi i parë. Dy teste janë bërë nga shteti koreano-verior edhe në muajin korrik po të këtij viti. Të dyja raketat ishin të tipit Hasong 14. Lëshimi i raketave ishte si një surprizë për ekspertët dhe ata që merren ekskluzivisht me këtë punë. “Sistemi ICBM Hwasong-15 i armëve është një raketë balistike ndërkontinentale e drejtuar nga një raketë e madhe  e cila është e aftë të godasë gjithë kontinentin e SHBA”, tha KCNA, media shtetërore e Koresë Veriore. Kim Jong Un ka thënë me retorikën e tij diktatoriale se lëshimi i raketës bën që të trembet Amerika dhe imperializmi i saj. “Kim Jong Un ka deklaruar se shteti i Koresë së Veriut më në fund është kthyer në një vend bërthamor dhe se armët tona bërthamore të lëshuara në Detin e Japonisë dhe që mund të mbërrijnë edhe SHBA-të  kanë kallur datën e imperialistëve”, thuhet në edicionin informativ të mediave të shtetit koreano-verior. Donald Trump, presidenti amerikan ka pasur përgjigje në lidhje me testin e kryer nga Penjani. “Bota duhet të marrë masa për këtë shtet të çmendur, në fakt të tillë e ka kthyer Kim Jong Un-i një njeri që ka ikur nga mendja dhe bën të tilla çmendurira”. Zyrtarë të lartë amerikanë janë shprehur se Koreja Veriore ka vërtetë armë bërthamore të rrezikshme sa mund të vërë në rrezik paqen në kontinentin e Azisë, në atë pjesë ku ndodhet, sikundër deri në Amerikë. Thuajse gjithë bota e qytetëruar ka dalë kundër Koresë Veriore duke u shprehur se testet janë një lansim serioz kundër paqes së globit dhe paraqesin një rrezik të shtuar nga ai vend diktatorial. Koreja e Jugut ishte e para që është kundërpërgjigjur, duke dërguar tri raketa në drejtim të Koresë Veriore dhe kjo ishte një nga përgjigjet e pakta njësoj sikundër bëri Penjani. Presidenti Moon Jae-in tha se rreziku që shfaq gjithmonë dhe më tepër Penjani zyrtar mund të bëjë që SHBA-të të ndërmarrin masa ekstreme dhe të godasin Korenë Veriore. “Nëse Koreja e Veriut vazhdon me këtë lloj provokimesh, duke goditur sa një kontinent dhe sa tjetrin, atëherë situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit”, tha zoti Moon në një takim urgjent që ka mbajtur në Seul. “Ne duhet modeomos të ndalim këtë situatë të keqe, ku Penjani nuk dorëzohet në veprimet e saj të egra dhe të pamëshirshme”, tha ai. Z. Trump foli me Sinzo Abe, kryeministri japonez, pas testit. Të dy udhëheqësit ranë dakord se Kina duhej të luante një rol më të madh për të trajtuar krizën. Në një telefonatë që dy liderët kanë zhvilluar, ata kanë rënë dakord se duhen marrë masa të përbashkëta për të parandaluar sulme të tilla me një rrezikshmëri të madhe. Z. Abe  tha se lëshimi i raketës nga ana e Koresë Veriore ishte një veprim i dhunshëm dhe aspak paqësor që kurrë e asnjëherë nuk do të tolerohet.

Please follow and like us: