Albspirit

Media/News/Publishing

+18/Për paqen ia vlen çdo sakrificë, hapet parku i nudistëve në Francë

 

Kohë më parë hapi dyert parku i parë nudist në Paris në një sipërfaqe prej 7,300 metra katrorë. Parku do të jetë funksional në fazën e parë deri në 15 tetor në rrethin e 12-të, të parkut, përkatësisht në Bois de Vincennes. Parku do të jetë i hapur prej orës 8 të mengjesit deri në orën 19 në mbrëmje. Sipas konsulentit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit francez, në park do të shfaqen shenja të veçanta që tregojnë se parku është projektuar posaçërisht për nudistët dhe se demonstratat janë të ndaluara.
“Unë jam shumë i lumtur, është një liri shtesë për dashamirësit e natyrës”, shtoi ai. Nga ana e tyre, nudistet komentojnë se kjo tregon se me sa mendje të hapur është Parisi. Natyrisht, nudistët po mblidhen çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë, në pishinën Roger Le-Gall por anëtarët e Shoqatës së Nudistëve të Parisit kanë argumentuar se ambjentet janë të vogla dhe të kufizuara. Në Francë ka rreth 2.6 milion njerëz  që janë adoptuar me nudizmin. Si hap i parë, parku prej 7.300 metra katror do të jetë një eksperiment nëse një strukturë e tillë mund të veprojë pa asnjë abuzim apo sulm.

Please follow and like us: