Albspirit

Media/News/Publishing

1929, studentët shqiptarë në Francë

A gjeni dot në ditët e sotme një grup studentësh që t’i ngjajë këtyre të fotografisë?! E pamundur…Përpara viteve të komunizmit. Studentët shqiptarë që studionin jashtë nuk ishin të paktë. Pjesa më e madhe e tyre kthehej gjithmonë. I tillë është edhre rasti i pedagogut e juristit, Nikollaq Stralla që është vetëm njëri prej studentëve në fotografi.  Stralla lindi në Korçë më 1907-ën dhe pas përfundimit të Liceut të Korçës, vijoi Universitetin e Montpeliesë të cilin e përfundoi shkëlqyeshëm. Kthehet nga Franca me dy diploma dhe emërohet mësues historie në Shkollën Normale Femërore të Korçës. Njëkohësisht, zhvilloi në qytetin e lindjes veprimtari të shumta kulturore e artistike. Në vitet e pushtimit të Shqipërisë, si antifashist, u pushua nga puna dhe e rifilloi detyrën në vitin 1904 në Shkollën Tregëtare të Vlorës. Vijoi të ushtroj profesionin e tij si jurist deri sa doli në pension dhe u dekuruar me Urdhërin ‘Naim Frashëri’ të klasit të parë.

sstutendnet

Please follow and like us: