Agron Duka: Ja masat që duhen marrë për të shmangur përmbytjet
Krahas shumë pushtetarëve të cilët kanë reaguar dhe depërtuar në zonat e përmbytura, ka reaguar dhe partia Agrare Ambientaliste, me kryetar të saj Agron Dukën.
Përmbytja e vendit është tregues i qartë i mungesës së investimeve dhe mungesës së mendimit teknik në menaxhimin e ujërave.
Për zgjidhjen e këtij fenomeni, i cili nuk është vetëm natyror por pasojë e neglizhencës ndaj këtij sektori, Partia Agrare Ambientaliste ka propozuar:
- Pyllëzimin intensiv;
- Ngritjen e pritave malore;
- Ndalimi i rreptë i shfrytëzimit të inerteve të lumenjëve;
- Pastrim periodik, jo nëpërmjet fushatave, i të gjithë rrjetit kullues;
5.Kontroll rigoroz të të gjitha argjinaturave të lumenjve;
- Ngritja e një “Byroje” ose “Enti” i cili duhet të mbulojë të gjithë gamën e problemeve që kemi në fushën e bonifikimeve; monitorimin, regjistrimin e statistikave; studimin e projekteve; sigurinë e argjinaturave për mbrojtjen nga përmbytjet; përmirësimin e teknologjisë së ujitjes në dobi të fermerëve shqiptarë; dhe mbi të gjitha krijimin e një grupi ekspertësh permanent që propozon strategji dhe teknika në këtë fushë kaq të ndjeshme.
Ndërkohë që kujtojmë këtu se më 13 dhjetor i vitit të shkuar, PAA ka zhvilluar diskutimin me temën “Ujërat, pasuria kombëtare që duhet menaxhuar”.
Në qendër të këtij diskutimi ishin përmbytjet dhe erozioni në vendin tonë. Në atë takim ekspertët ngritën një sërë problemesh, ku më thelbësore sipas tyre mbetej mungesa e investimeve çka shkaktonte përmbytjet maive në vend.